Milani i futet garës për Piatekin

E publikuar: 07/01/2019 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportohet se Milani i është futur garës për të nënshkruar me sensacionin e Genoas, Krzysztof Piatek.

Sipas Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë tashmë e kanë pyetur klubin ne polakut për të shikuar nëse ata janë të gatshëm të shesin sulmuesin e tyre kryesor.

Duke e ditur që e ardhmja e Gonzalo Higuain ende nuk është e sigurt, transferimi i 23-vjeçarit në San Siro do të ishte një lëvizje e mençur.

Festa te një nga golat e tij me fanellën e Genoas (Foto: Getty Images/Guliver)

Genoa verën e fundit pagoi vetëm katër milionë euro për Piatek, por tani me shumë mundësi nuk do ta shesë për më pak se 40 milionë euro.

Sulmuesi ka shënuar 13 gola në gjysmën e sezonit të parë në Serie A, vetëm Cristiano Ronaldo është treguar më i mirë se ai me 14 gola.

Për lojtarin kanë shfaqur interesim edhe shumë skuadra të mëdha evropiane, kështu janari do të jetë një muaj shumë aktiv për agjentin e lojtarit.

Vlen të theksohet se presidenti i Genoas ka thënë se nuk do ta shes Piatekun gjatë janarit, por një ofertë e mirë mund t’ia ndërrojë mendjen. /Telegrafi/