Milaim Zeka godet drejtorin e QKU-së: Bajram Rexhepi po trajtohet në kushte mizerie

E publikuar: 19/04/2017 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Milaim Zeka akuzon se QKUK’ja po drejtohet nga një drejtor i ardhur në detyrë me siç thotë ai “1000 dallavere”, e kjo sipas tij është pasqyrë e gjendjes dhe kushteve mizore që ofron QKU’ja, për trajtimin e pacienteve të saj, shkruan Express.

Tutje, Zeka përmend se në këto po trajtohet edhe ish-kryeministri Bajram Rexhepi.

Ky është reagimi i plotë i Zekës:

Shikoni se ku eshte katandisur Qendra Klinike Univerzitare?!

Ne keto kushte po trajtohet edhe ish Kryeministri Bajram Rexhepi
Se kjo qender e ka nje drejtor te shkokerdhavt, e i ardhur me 1000 dallavere ne ate post, kjo dihet qe moti, mirepo, pse sindikata e ketij institucioni eshte akoma me e shkokerdhavte se sa drejtori, kjo eshte e cuditeshme.
Ne castet kur Kryeministri po flet ne Parlament per “krimet” e Devolleve, shikoni se si eshte vershu Spitali nga shiu, ku pacientet i kane nxjerrur perjashta.
Ky do duhej te ishte lajm per ne gazetaret, e jo shkrimi paushall per gjendjen shendetesore te ish kryeministrit Bajram rexhepi, i cili po sherohet ne keto kushte.
Lajm do duhej te ishte edhe mos reagimi i krereve te PDK se, po edhe mos kujdesi nga ana e kryeministrit aktual, i cili, te pakten do duhej te shkonte dhe ta vizitonte repartin ku po trajtohet, Bajram Rexhepi!
Delni e protestoni oj Sindikate! Folni per keto kushte te mjerueshme qe ashte lane kjo Qender Spitalore! Tregoni se ne cfare kushtesh te cmendura po punojne i gjithe personeli shendetesor! Mos u mesoni more veq me dale e me protestu per rroga, e me dale me deklarata politike…