Mikullovci: Veseli i dha shuplakë vetes

E publikuar: 07/09/2017 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, pas bojkotimit të fjalimit të Kadri Veselit si kryetar i Kuvendit, ka thënë se Veseli i ka dhënë shuplakë vetes me zgjedhjen e tij si kryetar.

Në një deklaratë të shkurtë për mediat, Mikullovci nuk ka treguar arsyet, por ka thënë se Veseli nuk është i vetëdijshëm që i ka dhënë shuplakë vetes, derisa ka shtuar se mbetet të shihet puna e qeverisë që ende nuk është votuar në Kuvend.

Kuvendi me 62 vota për dhe 52 kundër, zgjodhi Veselin për kryetar