Mihali: Vazhdojmë punën, tani edhe më shumë, ashtu po e kërkon interesi publik e shtetëror

E publikuar: 26/10/2025 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali ka reaguar pasi Albin Kurti nuk mori votat e mjaftueshme në seancën e jashtëzakonshme për ta formuar Qeverinë e re.

Mihali ka thënë se do ta vazhdojnë punën si çdo ditë, pasi ashtu e kërkon interesi publik e shtetëror.

“Ne vazhdojmë punën, angazhimin dhe përkushtimin, si çdo ditë. Tani edhe më shumë se kurdoherë sepse ashtu po e kërkon interesi publik e shtetëror”, ka shkruar Mihali.