Miftaraj: KQZ-ja dhe Presidenca s’mund të ndalojnë financimin e ndarjeve të mjeteve për asnjë parti politike

E publikuar: 23/01/2024 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ehat Miftaraj drejtor i Institutit Kosovar për Drejtësi është shprehur se KQZ-ja e as Presidenca nuk munden me ndërhy në mënyrë abritare në ndalimin e financimit ose të ndarjeve të mjeteve për asnjë parti politike qe përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës.

Ai në profilin e tij Facebook ka shkruar se i kupton partitë politike që bëjnë fushatë me Listen Serbe por nuk po i kupton se disa ekspertë të pavarur mbajnë qëndrime që sipas tij janë jashtë rendit të kushtetues dhe ju juridik të Kosovës.

I kuptoj partitë politike që bëjnë fushate me Listen Serbe, por nuk i kuptoj disa eksperte të pavarur që mbajnë qëndrime që janë jashtë rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës” ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se KQZ-ja mundet me ndalu financimin vetëm në rast se me vendim të gjykatës e njëjta parti shpallet kundër-kushtetuese.

“KQZ-ja mundet me ndalu financimin e një partie politike vetëm nëse me vendim te gjykatës e njëjta parti politike shpallet kundër-kushtetuese dhe përjashtohet nga Kuvendi i Kosovës përmes një procesi gjyqësor”, tha ai.

Ai përveç kësaj është shprehur se deri sa nuk ka vendim gjyqësor për shpalljen e partisë politike kundër kushtetuese edhe zërat për të ndalur financimin e partisë nga KQZ-ja nuk duhen të merren shumë seriozisht.