Microsoft, kompania më me vlerë në botë

E publikuar: 11/06/2019 00:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft është kompania më me vlerë në SHBA dhe me një diferencë të konsiderueshme. Pasi u rritën aksionet ditën Premte më 7 Qershor, vlera e tregut e kompanisë kaloi 1 trilionë dollarët.

Aktualisht në vendin e dytë dhe të tretë gjenden Amazon dhe Apple me vlerë 880 miliardë dollarë.

Në katër ditët e fundit vlera e Microsoft u rrit me 10%.

Një prej faktorëve kryesorë pas kësaj rritjeje është optimizmi i investitorëve për shërbimet cloud të Microsoft. CEO Satya Nadella është parë i njeriu i renesancën së kompanisë.

Situata nuk ishte kaq pozitive sa duket sot në Shkurt të 2014-ës kur Nadella u emërua CEO. Microsoft humbi luftën mobile duke dështuar të krijonte një konkurrentë të denjë për perandorinë Android të Google.

Nën lidershipin e Nadella morali dhe performanca e kompanisë u rrit. Ai solli fokusin tek shërbimet cloud duke shndërruar Microsoft Azure në një konkurrent serioz të Amazon Web Services.

Microsoft ka 17% të pjesës së infrastrukturës globale cloud sipas firmës analitike Canaly. Amazon Web Services komandon 32% të tregut. /PCWorld Albanian