Michel flet për Kosovën e Serbinë: Konflikti s’është problem vetëm për ta por për gjithë kontinentin

E publikuar: 05/10/2023 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në fjalën e tij në nisjen e takimit të Komunitetit Politik Europian, sot, në Spanjë foli për konfliktet në Europë duke përmendur edhe atë aktual mes Kosovës e Serbisë.

Ai tha se konfliktet janë problem për gjithë kontinentin dhe jo vetëm për ata që janë të përfshirë, derisa shtoi se ky samit duhet të luajë rol në uljen e tensioneve.

“Besoj që kjo platformë e Komunitetit Politik Europian ka një rol të rëndësishëm në uljen e konflikteve dhe ndihmon në zgjidhjen e tyre, në Transcaucasia (Armenia dhe Azerbajxhani) dhe ndërmjet Kosovës e Serbisë. Sepse konfliktet nuk janë vetëm një problem për ata që janë të përfshirë direkt, por janë probleme për rajonin dhe për kontinentin tonë. Dhe ne duhet të përdorim këtë platformë që të ndërtojmë më shumë besim në mes nesh”.

Presidentja Vjosa Osmani para se të niste ky takim kërkoi nga vendet europiane që të ndëshkojnë Serbinë për aktin e agresionit ndaj Kosovës./Express