Mexes: E kemi humbur udhën

E publikuar: 08/03/2015 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes thotë se skuadra e tij “e ka humbur rrugën” pasi pësuan gol në minutën e fundit për të barazuar 2-2 ndaj Hellas Veronas në shtëpi.

Dhe Mexes ka marrë përgjegjësinë për golin e dytë, pasi ai dhe Bocchetti shkuan për topin e njëjtë, duke i lënë hapësirë Lopezit, shkruan Koha.net.

“Në fund e humbëm udhën. Është turp, sepse ishte e rëndësishme që të fitonim në shtëpi. Të pranosh një gol në minutat e fundit nuk është mirë.. . Humbëm dy pikë”, deklaroi francezi.