Messi organizon darkën e ‘lamtumirës’ me shokët e tij në Barcelonë

E publikuar: 08/08/2021 08:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leo Messi nuk do të vazhdojë më me Barcelonën.

Messi është larguar nga Barcelona pas 21 vitesh pasi nuk arriti të nënshkruaj kontratën e re me klubin.

Futbollisti pritet të transferohet te PSG gjatë ditëve në vijim.

Sulmuesi mbrëmë ka organizuar një darkë lamtumirëse në shtëpinë e tij ku u përshëndet me disa prej shokëve të tij.

Të ftuar ishin disa nga futbollistët e Barcelonës si Sergio Aguero, Gerard Pique, Jordi Alba ndërsa kishte edhe personalitete tjera jashtë futbollit.

34-vjeçari pritet ti jep lamtumirën e fundit klubit të tij sot në konferencën për shtyp.