Lajmet

Mësimdhënësit e viteve ‘90, pa benificione

20.03.2016 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mësimdhënësit e viteve ‘90, pa benificione

Janë bërë gati tre vjet që autoritetet kompetente të arsimit në Kosovë, kanë premtuar miratimin e një ligji të veçantë, në bazë të te cilit do të shpaguhet puna e mësimdhënësve, që kanë punuar në periudhën 1990-1999.

Me këtë projektligj të përgatitur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe proceduar në Qeverinë e Kosovës, parashihet që të shpaguhet puna e mësimdhënësve për periudhën 90- 99, por kjo do të ndodhë pas pensionimit të tyre, thotë Azem Guri, këshilltar në këtë ministri.

“Ky projektligj ka mundësi të vonohet për miratim në Kuvendin e Kosovës, për shkak të rrethanave të krijuara. Por, sidoqoftë përfitimet, të drejtat e tjera, kush i gëzon, punëtorët e arsimit para- universitar, universitar dhe punëtorët teknik specifikohen me këtë ligj. Të gjitha këto janë të parapara nga mundësitë financiare”, tregon Guri për Radion Evropa e Lirë.

Sipas projektligjit, mësimdhënësit, që konsiderohen të jenë 22 mijë, do të marrin një pagë të plotë të pagës së garantuar si pension.

Edhe pronarët e shtëpive, që në atë kohë kanë lëshuar objektet e tyre, të shfrytëzohen si shkolla, e që llogariten të jenë 3200, do të gëzojnë një pagë të plotë me rastin e pensionimit, ndërkaq 80 për qind të pagës minimale do të gëzojnë punëtorët teknikë dhe shërbyes.

Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, thotë se historia e këtij projektligji është zgjatur tej mase.

Ai, ndërkaq, tregon se SBAShK-ut i është premtuar se deri në pjesën e dytë të këtij viti, ligji do të miratohet.

“Nëse është problem buxheti i tepërt, ne mund të bëjmë negociata, sepse ky ligj duhet të miratohet ngase po flasim për 16 vjet pas përfundimit të luftës. Mësimdhënësit që kanë punuar në ato vite, po pensionohen, madje disa kanë shkuar në amshim, pa e gëzuar këtë ligj dhe pa u titulluar ‘persona të merituar për shtetësinë e Kosovës’”, thotë Jasharaj për Radion Evropa e Lirë.

Ekspertë për çështje të arsimit, ndërkaq, konsiderojnë se shteti i Kosovës u ka borxh punëtorëve të arsimit për kontributin e dhënë në vitet ‘90, por ligjet duhet të jenë të zbatueshme.

Dukagjin Pupovci, udhëheqës në Qendrën për Arsim të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se me ligj duhet t’iu njihet përvoja e punës.

Ndërkaq, sa i përket privilegjeve tjera që u takojnë në bazë të projektligjit pas pensionimit, sipas tij, autoritetet kompetente duhet të kenë kujdes, pasi një privilegj të tillë mund ta kërkojnë edhe punëtorë të sektorëve të tjerë.

“Thjesht, duhet bërë një analizë reale, se sa janë paguar punëtorët e arsimit në vitet ‘90. Me dijen time në nivelin fillor dhe të mesëm pagat kanë qenë relativisht të ulëta, kurse në nivelin e arsimit të lartë pagat kanë qenë tepër të mira, madje në disa raste deri në 1000 DM”.

“Pra, mendoj se ky projektligj duhet të analizohet me kujdes, sepse sikur në rastin e kaluar, nga Qeveria prapë mund të kthehet në ministri. Kjo mendoj se është bërë edhe çështje politike që thjesht të mbahet një lloj paqeje ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave, pa besuar se një ligj i tillë e zgjidhë problemin”, vlerëson Pupovci.

Ndryshe, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, ndërkaq, shprehen se për këtë çështje kanë mbledhur dëshmi të mjaftueshme dhe të sakta për mësimdhënësit që kanë punuar në atë periudhë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve