Mesazhi i të dënuarës: Mos ngrini kurrë dorë ndaj grave (Video)

26.01.2016 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mesazhi i të dënuarës: Mos ngrini kurrë dorë ndaj grave (Video)

Një ditë pasi shijoi momentet e lirisë, Lule Doçit i duhej të rikthehej në shtëpinë e saj, në Karricë të Matit. Asaj i duhej të përballej, herët a vonë, me realitetin dhe njerëzit e fshatit. Që nga viti 2011, pasi u arrestua për vrasjen e të shoqit, ajo ka jetuar në një tjetër botë.

Rruga që e çon drejt shtëpisë bart ndjesi, që vetëm ajo mund t’i përjetojë.

“U emocionova shumë. Kthehem sërish pas 4 vitesh e 2 muaj. Më dridhen gjunjtë”.

Për të mbërritur deri atje, duhen përshkuar 20 minuta rrugë në këmbë. Ndjenjat e përziera, terreni i vështirë dhe i ftohti, e lodhin së tepërmi. Por kur nis të përballet me banorët e fshatit, me të cilët deri para disa vitesh ka ndarë përditshmërinë, lotët e gëzimit lënë pas gjithçka tjetër.

Hapat ngadalësohen kur mbërrin në shtëpi. E presin të afërmit e të shoqit.

Të futet brenda shtëpisë, ku çdo hap i kujton një vuajtje, i merr gjithë fuqinë e vetëpërmbajtjen. Te pragu, Lulja dorëzohet.

Dy dhomat e shtëpisë janë ashtu siç i ka lënë nëntorin e 2011-s. Myku dhe varfëria kanë qenë banorët e vetëm gjatë kësaj kohe.

“Është shumë e vështirë të rikthehem në shtëpinë ku ndodhi krimi. Do i them djalit të madh të më sjellë fëmijët, që të mos luaj nga mendtë e kokës”.

“Nuk e kam problem. Jam mësuar me vuajtje. Nuk dua luks. Dua vetëm një banesë, ku të mbledh fëmijët e mi”.

Rrëfimi i sinqertë i 53-vjeçares u ka lënë mbresa edhe atyre që e ndoqën në studion e “Pasdite në Top Channel”. Anila dhe Amina janë dy zonja, të cilat menjëherë pas emisionit kanë vendosur ta ndihmojnë financiarisht.

“I falënderoj pa masë. Nuk është e lehtë dalja nga burgu”, transmeton Top Channel .

Tashmë, nevoja për të pasur një shtëpizë larg atij vendi dhe për t’ia nisur gjithçkaje nga e para, janë të vetmet mendime që Lule Doçit i pulsojnë pareshtur në kokë. Ajo do të lërë pas të kaluarën, që i mori shumëçka e nuk i dha asgjë në këmbim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut