Merkel viziton Shqipërinë

E publikuar: 14/09/2021 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur në Tiranë ku ka nisur vizitën zyrtare në kryeqytetin e Shqipërisë. Kancelarja gjermane do të takohet në Tiranë edhe me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Merkel u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me ceremoni shtetërore pranë Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Me ardhjen në Rinas, kancelarja gjermane u prit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko dhe ai i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf.

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen kancelares gjermane, Angela Merkel e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me kryeministrin, Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë”, shkruan Xhaçka në Facebook.

“;
//parse XFBML, because it is not nativelly working onload
if (!fbParse()) {
var c = 0,
FBParseTimer = window.setInterval(function () {
c++;
if (fbParse())
clearInterval(FBParseTimer);
if (c === 20) { //5s max
thisSnippet.innerHTML = “Facebook API failed to initialize.”;
clearInterval(FBParseTimer);
}
}, 250);
}
}
};
thisSnippet.className = “facebookSnippetProcessed”;
if (d.readyState === “uninitialized” || d.readyState === “loading”)
window.addEventListener(“load”, render);
else //liveblog, ajax
render();
})(document);

Një ditë më parë Merkel vizitoi Beogradin ku tha se një nga qëllimet e Gjermanisë është që të shohë anëtarësimin e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por shtoi se të gjitha ato kanë një “rrugë të gjatë” përpara.

Ajo shtoi se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës, kur bëhet fjalë për Serbinë, është një çështje që do të zgjidhet “në fund të një procesi”.

“Disa çështje do të zgjidhen në fund të një procesi. Të gjithë e dinë se disa vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën. Çështja duhet të zgjidhet. Nuk ka kuptim të flasim për përfundimin e një procesi para se të zgjidhen gjërat e tjera dhe pastaj i gjithë procesi”, tha Merkel.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Merkel pritet të takojë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës.

Zëdhënësja e Qeverisë gjermane, Martina Fietz tha se “përveç bisedimeve dypalëshe, bashkëpunimi rajonal do të jetë një temë e rëndësishme” e udhëtimit dyditor të Merkelit.

Pas 16 vjetësh në pushtet, Merkel do të largohet nga pozita e kancelares në fund të mandatit të saj të katërt, përkatësisht pas zgjedhjeve të 26 shtatorit në Gjermani.

Vizita e saj në Ballkan vjen gjithashtu përpara samitit të ardhshëm BE-Ballkan, që do të mbahet në tetor.