Mërgimtaren Fikrije Salihun e rikthen profesioni në atdhe pas 30 vitesh

E publikuar: 29/02/2024 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kishte emigruar bashk me familjen e saj në vitin 1992, ende pa i mbushur 18 vjet, për në Finlandë.

Dhe tani pas 30 vitesh jetesë atje, higjienistja dentare Fikrije Salihu është rikthyer në atdhe, më saktësisht në kryeqytet, për ta hapur klinikën e saj të parë stomatologjike.

Salihu thotë se u kthye në Kosovë për ta promovuar shëndetin oral dhe për të ofruar këshilla për nevoja individuale, sepse sic thotë ajo, statistikat e shëndetit oral botëror tregojnë se Kosova ka nevojë për përmirësim në këtë drejtim.

“Statistikat e shëndetit oral botëror tregojnë se Kosova ka nevojë për përmirësim në këtë drejtim, dhe unë jam këtu për të ndihmuar në këtë sfidë. Me angazhimin tim të vazhdueshëm dhe pasionin për profesionin tim, uroj të arris aty ku unë synoj.” – thekson Salihu për infosot.com

Salihu tregon gjatë bisedës se në Finlandë, në vendin ku ajo jeton, punon në gjashtë klinika të ndryshme herë me orarë të plotë e herë “part time”.

Ajo garanton për vizita efektive të shëndetit oral në klinikën e saj “Elite Dental”, tashmë në Prishtinë, ku thekson se sipas hulumtimeve që ka kryer i ka rezultuar se është ndër tre personat që e gëzojnë profesionin e Higjienistet dentare në Kosovë.

“Me angazhimin dhe pasionin tim të palodhshëm për profesionin tim, punoj vazhdimisht që çdo vizitë në klinikën tonë “Elite Dental” të jetë e kënaqshme dhe efektive për shëndetin oral.”

Megjithëse procedura e licensimit të klinikës nuk ka qenë e lehtë, Salihu thotë se nuk është dorëzuar deri në hapjen e klinikës së saj këtu në Kosovë.

“Nuk ka qenë rrugëtim i lehtë, por me përkushtim nuk ka asgjë të paarritshme. Kjo klinikë është dashtë të hapej para 4-5 muajsh por jo cdo gjë ecë ashtu sic dëshirojmë ne.” – thotë Salihu.

“Nëse keni ndonjë pyetje ose nevojë për shërbimet tona, ju inkurajoj të na kontaktoni në “Elite Dental“.”

📱+383 49 358 399

Addresa: 📍Hajrullah Abdullahu 83 Prishtinë

Pëshkrim për klinikën stomatologjike Elite Dental:

Elite Dental fillon punën me një gamë të gjerë shërbimesh dhe standarde të larta. Këtu janë disa pika që ju keni mundësi ti gëzoni;

1. Personeli i kualifikuar: Përvoja dhe ekspertiza e dentistit, higjienistit dentar, teknikut të dhembeve janë çelës për sigurinë dhe cilësinë e trajtimit stomatologjik, por gjithashtu edhe trajtimet e kirurgjis orale.

2. Lokacion i përshtatshëm dhe lehtë i qasshëm: Një vend i përshtatshëm dhe lehtë i arritshëm është i rëndësishëm për lehtësimin e pacientëve dhe sigurinë e tyre.

3. Standarde europiane: Klinika konsideron të rëndësishme të ofroj shërbime me standarde të larta për të siguruar kujdesin më të mirë për pacientët.

4. Privatesia dhe siguria e pacientit: Privatesia dhe siguria e të dhënave të pacientëve janë thelbësore në kliniën tonë.

5. Fotografimi i dhëmbëve: Fotografimi i dhëmbëve është një mjet i rëndësishëm për monitorimin e progresit të trajtimit dhe për dokumentim.

6. Aseptika: Aseptika është thelbësore për të minimalizuar rrezikun e infeksioneve dhe për të siguruar kujdesin maksimal ndaj pacientëve.

7. Ergonomia: Sigurimi i një mjedisi të rehatshëm dhe të sigurt për pacientët dhe personelin është një prioritet i rëndësishëm.

8. Kujdesi i veçantë për pacientët me frikë: Një qasje e ndjeshme dhe e kujdesshme ndaj pacientëve me frikë mund të ndihmojë në sigurimin e tyre dhe në lehtësimin e ankthit.

9. Korrekt dhe profesional: Është e rëndësishme të ofrojm trajtimin me kujdes, korrektësi dhe profesionalizëm për të siguruar që pacientët të jenë të kënaqur me shërbimet.

Ju mirë presim! 💗🙏🏻