Memli Krasniqi në Mitrovicë: Për 6 muaj, kryetari Hamza ka nisur më shumë projekte se Qeveria Kurti

E publikuar: 29/07/2022 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Mitrovicës në kuadër të turit e vizitave që lideri i opozitës ka nisur nëpër komunat e Kosovës.Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit me kryetarin e Mitrovicës Bedri Hamza, së bashku kanë parë nga afër punimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Koshtovë, punimet në rrugë në Lagjen Ilirida, si dhe ato në shkollën “Eqrem Qabej”.

 

Krasniqi u shpreh, se si kryetar i PDK-së ndjehet i kënaqur dhe shumë krenar me punën e Bedri Hamzës në Mitrovicë, i cili për 6 muaj ka nisur më shumë projekte se sa Qeveria Kurti.“Si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ndjehem në mënyrë të veccantë krenar, sepse këtu e shohim modelin qeverisës të PDK-së. Modelin, i cili në fokus ka qytetarin.

 

Por më shumë se sa që jemi ne krenarë, ajo që është e rëndësishme është që sot janë krenarë qytetarët e Mitrovicës, janë ata që po e shohin për një periudhë shumë të shkurtë një fillim të transformimit të qytetit. Bedri Hamza si kryetar i Komunës së Mitrovicës, e që sjell një përvojë dhe një bagazh të jashtëzakonshëm në pozicione më të larta udhëheqëse në shtetin tonë vërtëtë i ka sjellë një vlerë të jashtëzakonshme Komunës së Mitrovicës, duke e kthyer këtë vend në kantier ndërtimi pas pothuajse 8 vitesh stagnim.”, tha ai.

 

Lideri i PDK-së, nga Mitrovica edhe njëherë i bëri thirrje Qeverisë Kurti që t’i marrë parasysh kërkesat e komunave për rishikim të buxhetit për t’iu përgjigjur nevojave dhe prioriteteve të tyre.“Ajo që vlenë edhe në Mitrovicë të theksohet është fakti që krejt këto projekte që po i shohim sot janë duke u bërë me vetëfinancim, me mjetet vetanake të komunës dhe me donacionet që z. Hamza ka arritur t’i marrë nga donatorët e shumtë ndërkombëtarë.

 

Por, vërehet një mungesë e mbështetjes nga ana e qeverisë qendrore. Këtu edhe një herë e bëjmë një ftesë që e kemi bërë anë e kënd Kosovës në vizitat tona në terren, që qeveria duhet të kthjellet, duhet të kthejë sytë kah komunat, duhet të komunikojë e të bashkëpunojë me kryetarët e komunave, sepse në fund të fundit këta janë adresa e parë e qytetarëve të Kosovës.

 

Për 6 muaj, kryetari Bedri Hamza ka nisur më shumë projekte se Qeveria e Albin Kurtit”, tha ai.Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza falënderoi kryetarin Krasniqi me bashkëpunëtorë për mbështetjen e plotë si nga ana e partisë, ashtu edhe përmes Kuvendit të Kosovës, ku PDK është lidere e opozitës.

 

“I kam njoftuar që jemi duke testuar projekte të rëndësishme që e ndryshojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve të Mitrovicës, jemi në dinamikën e realizimit të punimeve. I informova me prioritetet e Komunës së Mitrovicës dhe i falënderoj edhe një herë për mbështetjen e plotë.”, theksoi Hamza.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!