Melisa Lleshi arrin mbi një milion klikime me këngën e parë “U kry”

E publikuar: 22/02/2021 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Artistja e njohur, Melisa Lleshi, dy ditë më parë debutoi me këngën e saj të parë.

“U kry” u titullua prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës u përkujdes producenti Bini Diez.

Për tekstin u përkujdes po ashtu Bini, por me ndihmën e ImperiAlb, kurse për pjesën e klipi punoi Imagine Films.

Puna e po të njëjtëve duket se u shpërblye, pasi Melisa deri më tani ka arritur mbi një milion klikime në kanalin YouTube.

Ajo jo vetëm që u bë edhe më e popullarizuar, por edhe më e dashur për audiencën e gjerë shqiptare.

Kujtojmë se Melisa u bë e njohur përmes pjesëmarrjes së saj në “Per’puthen”, ku grumbulloi mijëra mbështetës.

https://youtu.be/32Rea9Impjw