Mediumi malazez: Vuçiqi nëpërmjet Grenellit po ia përgatit gropën Dodikut

07.12.2021 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mediumi malazez: Vuçiqi nëpërmjet Grenellit po ia përgatit gropën Dodikut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes ish-emisarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka ofruar ndihmë për ta rrëzuar politikisht anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik.Siç merr vesh gazeta malazeze, “Vijesti”, Grenell është takuar me një grup kongresistësh të Partisë Republikane më 1 dhjetor në hotelin Trump në Washington, ku në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq , bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit për një kohë të gjatë.

Sipas “Vijestit”, Grenell në atë takim e prezantoi Dodikun si faktor të madh përçarës në Ballkan dhe Vuçiqin si partner dhe stabilizues të mundshëm.Ndër kongresmenët që morën pjesë në takim ishin Claudia Tenny , Mike Turner dhe Nicole Maliotakos. As ata dhe as Grenell nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetës malazeze lidhur me atë takim.

Grenell deklaroi në takim se Vuçiqi do të ishte i gatshëm të ndihmonte në tërheqjen ose largimin e Dodikut dhe se ai e ofroi Zheljka Cvijanoviqin si alternativë.

Në këmbim, Vuçiq shpreson se kjo mund t’ia përmirësojë imazhin e dëmtuar, veçanërisht në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në pranverë.Një grup kongresistësh amerikanë nga ana e demokratëve kohët e fundit ia dërguan një letër presidentit amerikan Joe Biden, në të cilën u kritikua ashpër presidenti i Serbisë dhe u përmendën akuzat për korrupsion dhe presion brutal ndaj mediave. Në atë letër madje kërkohej që SHBA-ja ta shqyrtonte mundësinë e sanksioneve ndaj tij.

Pavarësisht se demokratët kanë shumicën në SHBA, ndikimi i Partisë Republikane është ende i madh dhe ata shpresojnë që në vitin 2022 të arrijnë të marrin shumicën në të dyja dhomat e parlamentit, ndaj burimi i “Vijesti” thotë se nuk është e pazakontë që Vuçiqi ende e ruan kontaktin me Grenellin.Cvijanoviq udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara në nëntor dhe pati takime me zyrtarë nga Kongresi dhe administrata amerikane, por nuk kishte asnjë informacion zyrtar mbi temat e takimit.

“Vijesti” merr vesh se Vuçiq i është “ankuar” Dodikut dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për Ballkanin, Miroslav Lajçak, gjatë takimit të fundit në Beograd.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mediumi malazez: Vuçiqi nëpërmjet Grenellit po ia përgatit gropën Dodikut

Mediumi malazez: Vuçiqi nëpërmjet Grenellit po ia përgatit gropën Dodikut

Kurti takon kryediplomatin evropian Josep Borell

Kurti takon kryediplomatin evropian Josep Borell

Ahmeti ia dorëzon detyrën Ramës: Flejë sonte se të presin punë, telefonin e kam qel me të ndihmuar

Ahmeti ia dorëzon detyrën Ramës: Flejë sonte se të presin punë, telefonin e kam qel me të ndihmuar

Vitia e Haradinaj nuk morën pjesë në ceremoninë e betimit të Ramës si kryetar i Prishtinës

Vitia e Haradinaj nuk morën pjesë në ceremoninë e betimit të Ramës si kryetar i Prishtinës

Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës, merr mbështetje nga familja

Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës, merr mbështetje nga familja

Asamblistët e VV-së në Prishtinë betohen me flamurin kombëtar

Asamblistët e VV-së në Prishtinë betohen me flamurin kombëtar

Përparim Rama në komunë, gjithçka gati për betimin e tij si kryetar i Prishtinës

Përparim Rama në komunë, gjithçka gati për betimin e tij si kryetar i Prishtinës

Treg i përbashkët e bursë energjetik Kosovë-Shqipëri, sigurohet furnizimi e çmime të përballueshme

Treg i përbashkët e bursë energjetik Kosovë-Shqipëri, sigurohet furnizimi e çmime të përballueshme

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli dorëzon letrat kredenciale

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli dorëzon letrat kredenciale

Ministrat që do të shkojnë sot me Kurtin në Bruksel

Ministrat që do të shkojnë sot me Kurtin në Bruksel

Rrugëtimi që bëri Bob Dole për pavarësinë e Kosovës

Rrugëtimi që bëri Bob Dole për pavarësinë e Kosovës

Përparim Rama merr  detyrën e kryetarit të Prishtinës

Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës

Kurti në Bruksel, kjo është agjenda

Kurti në Bruksel, kjo është agjenda

Kaq kosovarë kanë investuar deri tash në kriptovaluta

Kaq kosovarë kanë investuar deri tash në kriptovaluta

Kadaj-Bujupi: Albin Kurti ka tendenca diktatoriale

Kadaj-Bujupi: Albin Kurti ka tendenca diktatoriale

Shpend Ahmeti numëron sukseset e tij si kryetar i “qytetit më të mire në botë”

Shpend Ahmeti numëron sukseset e tij si kryetar i “qytetit më të mire në botë”