Mediet serbe: Haradinaj i ka dhënë Jabllanoviqit 100 mijë euro

06.10.2015 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mediet serbe: Haradinaj i ka dhënë Jabllanoviqit 100 mijë euro

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar i ka dhënë liderit të deriparadokohshëm të Listës Serbe Aleksandar Jabllanoviqit 100.000 euro, të cilat këto ditë po përpiqet ti marrë prapa, shkruan sot gazeta “Blic”, duke iu referuar më shumë burimeve të paemëruara serbe dhe shqiptare nga Kosova.

Haradinaj, sipas gazetës, ndërkohë ka kuptuar se Jabllanoviqi paratë i ka marrë për vete dhe tani kërkon nga ai që t’ia kthejë borxhin, ndërsa paratë së pari i ka kërkuar nga përfaqësuesit e Beogradit në Kosovë, shkruan “Blic”.

Gazeta sqaron se Haradinaj 100 mijë eurot i ka dhënë për fushatën e Listës Serbe, për të siguruar se pas zgjedhjeve partia e tij dhe ajo e Jabllanoviqit bashkë do të formojnë qeverinë.

Burimet e “Blicit” thonë se Jabllanoviqi nuk i ka kthyer paratë dhe se ka hyrë në koalicion me Hashim Thaçin, nga i cili gjithashtu ka marrë para.

Haradinaj së shpejti i ka kërkuar paratë, por Jabllanoviqi i ka sqaruar se marrëveshja s’ka qenë me të por me Beogradin, kështu që e ka udhëzuar te Zyra për Kosovën, ku Haradinajt i kanë thënë se s’e kanë idenë se për çka është duke folur.

Jabllanoviqi para do kohë u ndërrua nga pozita e kryet arit të Listës Serbe dhe në vend të tij u emërua Branimir Stojanoviqi.

Jabllanoviqi për “Blic” i ka demantuar të gjitha, duke pohuar se bëhet fjalë për insinuata të cilat i plasojnë disa serbë të Kosovës.

“Njerëzit të cilët i plasojnë këto gjepura jonormale janë kriminelë më të mëdhenj se unë. Pas zgjedhjeve Lista Serbe duhej të zgjedhë mes dy opsioneve. Në të parin ishin Isa Mustafa dhe Haradinaj, ndërsa në të dytin Thaçi. Morëm rekomandim nga Qeveria e Serbisë që të bisedojmë me të parët, sepse Mustafa është politikan i matur pa të kaluar luftarake”, ka sqaruar Jabllanoviqi.

Ai ka shtuar se më pas Mustafa ka nisur negociatat me Thaçin dhe se Lista Serbe është kyçur në ato bisedime.

Jabllanoviqi ka pohuar se kontaktin e fundit me Haradinajn e ka pasur në janar 2015, se mezi që e njeh dhe se asgjë nuk i ka borxh, transmeton Tanjugu.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore