Media e huaj komenton vizitën e Vuçiç: Historike! Mundësi për paqen në rajon (Video)

26.05.2015 17:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Media e huaj komenton vizitën e Vuçiç: Historike! Mundësi për paqen në rajon (Video)

Qasjet mund të dallojnë, por një të përbashkët e kanë pothuajse të gjithë artikujt e shtypit ndërkombëtar kushtuar vizitës së Aleksandar Vuçiçit: etiketimin e kësaj ndalese si historike.

“Vizita e parë e një kryeministri serb prej 7 dekadash në Shqipëri synon përmirësimin e marrëdhënieve të brishta mes dy kombeve”, shkruan AFP, dhe vazhdon: “Përballja mes dy krerëve të qeverive, e dyta pas 6 muajsh, kur shtrënguan duart në Beograd, do të përqendrohet tek problemet që kërcënojnë stabilitetin e Ballkanit.

Në agjendë është dhe pavarësia e Kosovës, që nuk njihet nga Serbia, apo problemet e minoritetit shqiptar atje. “Duam bashkëpunimin me Serbinë në mënyrë që të përparojmë së bashku në rrugën e paqes dhe integrimit në Bashkimin Europian”, citon agjencia prestigjioze franceze e lajmeve kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Për bashkëpunim flitet edhe nga pala tjetër, e theksuar nga mediat serbe.

Disa prej tyre e përmendin vetëm me një fjali të shkurtër tensionimin e marrëdhënieve për shkak të Kosovës, pa hyrë në analiza të gjata të historisë së shkuar të relatave dypalëshe, që kanë qenë pothuajse përherë të vështira.

Fryma është ndryshe këto vitet e fundit, pasojë ndoshta e perspektivës së një të ardhmeje të përbashkët në bllokun europian dhe dëshirës për integrim.

Brukseli vetë e ka bërë të qartë se sa më i madh të jetë bashkëpunimi i vendeve të rajonit, aq më e lëmuar do të jetë rruga drejt tij.

I kapërcyer quhet në dukje edhe incidenti i dronit gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri.

Në shtypin e huaj thuhet se Vuçiç e pret këtë vizitë me mjaft optimizëm dhe i mëshon idesë se dallimet e qëndrimeve mund të zgjidhen vetëm me dialog.

Ndalesa e kryeministrit serb, e cila vjen në një moment përshkallëzimi të ri të tensioneve në Maqedoni, do të shihet edhe si barometër i vijueshmërisë së marrëdhënieve Shqipëri-Serbi: ajo për mjaft analistë, do të tregojë nëse elitat politike janë vërtet të gatshme të shkëputen nga e kaluara dhe të përqendrohen tek marrëdheniet e reja, të cilat sipas tyre, duhet të kenë për bazë projektet e përbashkëta të financuara nga BE. /TCH/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë