“Me punë e jo me fjalë: nga Trepça te NATO – rruga e zhvillimit dhe integrimit të Kosovës”

E publikuar: 02/12/2024 22:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Ahmet Isufi përmes një shkrimi në facebook edhe njëherë përsëriti qëndrimin e tij se me programin e AAK-së, Kosova do të dalë fituese.

Ahmeti shprehet i bindur se gjatë mandatit të partisë ku ai i takon, në rast se AAK del fituese, Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s.

“Me moton, Për Kosovën Fituese, në Mitrovicën e qëndresës e të shpresës, për ditë më të mira e perspektivën e sigurisë e të ringjalljes së ekonomisë. Me punë e jo me fjalë, ashtu siç u bë Trepça me ligj, pasuri e shtetit e FSK-ja Ushtri e Kosovës, siguria do të mbretërojë me hyrjen direkt në NATO, përmes planit aksional e integrimi e zhvillimi do të ndodhin përmes investimeve të brendshme e të jashtme.” – shkroi ai.

Ahmeti gjithashtu prezantoi kandidatët për deputet nga Mitrovica, nën ombrellën e AAK-së.

“Këtë e garanton programi i Aleancës me koalicionin e përbashkët dhe listën e përbërë nga përfaqësues dinjitozë e profesionistë të dëshmuar siç janë kandidatët për deputetë nga Mitrovica, Kryetari Qazim Nimani, Fitore Gërxhaliu-Dolak dhe Muhamet Mujaj.”