“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni”, Pamje e rrallë ku Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së kur ishin të rrethuar nga serbët

E publikuar: 03/10/2024 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video e rrallë është publikuar në rrjete sociale.

Koleksionuesi i video-incizimeve të luftës, Esat Shala, ka publikuar një video ku shihet Kadri Veseli.

Ai bashkë me ushtarët e UÇK-së kishin rënë në një pritë të Ushtrisë së Serbisë.

“9 nëntor 1998, Lubizhdë. Jemi të rrethuar nga forcat e armikut, jemi në tërheqje e sipër”, dëgjohet teksa thotë Kadri Veseli.