“Me 99%, drejtimin e Realit e merr Benitez”

26.05.2015 10:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Me 99%, drejtimin e Realit e merr Benitez”

Ashtu siç të gjithë dyshonin, presidenti Florentino Perez njoftoi largimin e Carlo Ancelottit nga Reali i Madridit dhe menjëherë pas tij, agjenti italian Ernesto Bronzetti deklaroi se me 99% pasardhësi do të jetë Rafa Benitez. Lajmi që dha Bronzetti në fakt nuk është diçka e re, por vetëm një konfirmim i zërave që qarkullojnë prej kohësh, në rast se Perez do të merrte këtë vendim. I pyetur më pas se çfarë do të ndodhë me klientin e tij, agjenti i njohur mbështeti të njëjtin version që kishte deklaruar edhe Ancelotti, pra se dëshira është që të qëndrojë një vit pushim dhe larg futbollit. Largimi i teknikut italian nuk mund të konsiderohet krejt i papritur, por kjo nuk do të thotë se te Reali të gjithë e prisnin këtë lamtumirë të parakohshme. Siç rrëfen Bronzetti, lojtarët janë ndjerë të trishtuar dhe madje disa prej tyre kanë derdhur lot kur morën vesh largimin e Carletos. Agjenti në përfundim pranoi se për një klub të madh si Reali është i kuptueshëm një vendim i tillë, për më tepër që ky sezon u mbyll pa asnjë trofe./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit