Ramiz Lladrovci
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka folur për Qeverinë Kurti.
Ai beson se në zgjedhjet e 9 shkurtit, pushteti aktual do të humbë, e s’do të kthehen më, kjo pasi sipas tij, i kanë mashtruar e gënjyer qytetarët e Kosovës.
“ Me 9 shkurt këta kanë shku edhe nuk besoj që kanë me u kthy mo. Aq shumë kanë provu me mashtru qytetarin, aq shumë e kanë rrejt qytetarin, sa që nuk besoj që dikush ka me besu te ta. Le të ma thotë dikush një investim që e ka bo dikush për 4 vjet”, tha Lladrovci.