Ekonomi

Mbyllen lokalet e shfrytëzuesve që nuk kanë kontrata dhe nuk i kanë paguar borxhet

20.07.2016 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mbyllen lokalet e shfrytëzuesve që nuk kanë kontrata dhe nuk i kanë paguar borxhet

Sot, me datën 18.07.2016, rreth orës 10:40, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A. Prishtinë, me
asistencën e Policisë së Kosovës, ka mbyllur lokalin 10/6 në rrugën “2 Korriku” dhe lokalin 4/4

në rrugën “Ilir Konushevci.”

Ky veprim i sotëm ka ardhur pasi që Ndërmarrja Publike Banesore i është drejtuar shfrytëzuesve

të këtyre lokaleve disa herë me një numër shkresash dhe njoftimesh në lidhje me shfrytëzimin e

këtyre lokaleve me qira. Përkundër këtyre shkresave, shfrytëzuesit në fjalë, të cilët nuk kanë

pasur kontrata me Ndërmarrjen Publike Banesore për shfrytëzimin e këtyre lokaleve me qira, as

nuk i janë përgjigjur shkresave të ndërmarrjes ndonjëherë dhe as nuk kanë paguar për

shfrytëzimin e tyre. Konkretisht, lokali 10/6 në rrugën “Ilir Konushevci” ka qenë në shfrytëzim

që nga koha e para luftës dhe borxhi i akumular ka kaluar shifrën e 15 mijë eurove, ndërsa lokali

4/4 ka qenë në shfrytëzim që nga viti 1999 dhe borxhi i akumuluar ka kaluar shifrën e 21 mijë

eurove.

Rrjedhimisht, mungesa e arritjes së marrëveshjeve për shfrytëzimin e lokaleve me qira dhe

akumulimi i borxheve, në bazë të “Rregullores mbi dhënien me qira të pasurive komerciale të

Ndërmarrjes Publike Banesore,” ka bërë që Ndërmarrja Publike Banesore të marrë vendim për

lirimin e ktyre lokaleve si dhe largimin e gjësendeve nga lokalet në fjalë.

Ndërmarrja Publike Banesore mbetet e përkushtuar në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pronës

publike dhe pasurive komerciale të saj. Pjesë thelbësore e këtij përkushtimi është edhe

transparenca ndaj qytetarëve dhe gatishmëria për bashkëpunim me secilën palë që arrin

marrëveshje në bazë të “Rregullores mbi dhënien me qira të pasurive komerciale të Ndërmarrjes

Publike Bansore” dhe që për interes ka mirëqenien publike, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes Publike Banesore.

Gjithashtu, Ndërmarrja Publike Banesore iu bën ftesë të gjithë atyre që kanë obligime ndaj

ndërmarrjes që t’i kryejnë ato brenda afateve të caktuara. Njëkohësisht, Ndërmarrja Publike

Banesore do të ndërmarrë hapa të ngjashëm për zgjidhjen e secilit rast që gjendet në situatë të

ngjashme me lokalet e sipërpermendura.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”