Ka nisur mbledhja e pestë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, së cilës nga sot iu shtua anëtari i ri i Kuvendit, Fisnik Osmani nga LDK, në zëvendësim të Sami Hamitit.
Që në fillim të mbledhjes u kërkua zëvendësim në pikat e rendit të ditës nga anëtari Ibrahim Mehmeti nga AAK, propozimi u përkrah nga Vetëvendosje por jo edhe nga anëtarët e LDK-së dhe PDK-së.
Propozimi parashihte që para pikës së parë për buxhet dhe financa të kalohej në tema të tjera.
“Ne si Komitet për Politikë dhe Financa, jemi marrë vesh që të diskutojmë për Ndërmarrjet Publike dhe këto përpjeke për të bërë lojëra të tilla janë të dëmshme për qytetarin e Prishtinës, por tash veç dihet kush po i bënë këto loja”, tha Çelaj.
Edhe anëtari tjetër i opozitës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Shefki Gashi nga LDK, tha se dikush po dëshiron që të bëjë mjegull në këtë situatë që gjendet Komuna dhe po organizojnë mbledhje vetëm për përfitime të tyre.
Meqë situata vazhdoj me debate për dhe kundër ndryshimit të rendit të ditës, Ibrahim Mehmeti që propozojë ndryshimin e rendit të ditës kërkojë që pika e 11-të të dali si pikë e tretë e rendit të ditës, ndërsa dy pikat tjera të mos ndryshohen.