Mbi 17 milionë raste me COVID-19 në botë

E publikuar: 30/07/2020 19:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 17 milionë raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarisht në botë, më shumë se gjysma në tre vende, sipas të dhënave zyrtare.

Të paktën 17 022 877 raste dhe 666 586 të vdekur janë regjistruar në botë, veçanërisht në SHBA, vendi më i prekur me 4 426 982 raste dhe 150 713 të vdekur, në Brazil me 2 552 265 raste dhe 90 134 të vdekur dhe në Indi me 1 583 792 raste dhe 34 968 të vdekur.

Ritmi i pandemisë vazhdon të përshpejtohet në botë, me një milionë raste të regjistruara në katër ditë.

Megjithatë, ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor për shkak të kapaciteteve të ulëta të depistimit. /ATSH-AFP/