Mbahet konferenca “FSK dhe Partnerët”

E publikuar: 20/04/2017 08:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot fillon punimet konferenca “FSK dhe Partnerët”, e cila mbahet nga sot deri më 22 prill në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Konferenca “FSK dhe Partnerët” është konferenca e gjashtë me radhë dhe e para për këtë vit, e cila organizohet nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku marrin pjesë atashetë ushtarak të vendeve partnere si nga SHBA, Britania e Madhe, Shqipëria, Belgjika, Kroacia, Sllovenia, Republika Çeke, përfaqësues të institucioneve qeveritare vendore.