Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë prezantimin e Udhërrëfyesit të financimit të bazuar në performancë të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë, raporton Ekonomia Online.
Udhërrëfyesin u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet MASHTI-t dhe Ministrisë Federale Austriake të Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit, me mbështetjen e HERAS Plus.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) Arbërie Nagavci, tha se më këtë udhëzim administrativ më universitetet nuk do të financohen në mënyrën e vjetër, por që financimi i tyre do të behët në bazë të performancës.
Ajo tha se me këtë lloj të financimit do të rritet transparenca dhe cilësia e arsimit të lartë.
“Përmasimi i cilësisë dhe reforma në arsimin e lartë është një nga 5 objektivat për planin strategjik 2022-2026 për periudhën 4 vjeçare. Në arsimin e lartë është përmasimi i cilësisë. Jemi angazhuar në Projektligjin për arsimin e lartë, ligji është finalizuar dhe qëllimi i këtij është që të përcaktohen parimet dhe krijimi i bazës ligjore për kushtet dhe mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë arsimore dhe sigurimi i cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë”.
“Me lansimin e udhërrëfyesit të financimit të bazuar në performancë për Universitete Publike, të gjithë e dimë që kjo ka qenë e paraparë edhe me ligjin aktual mirëpo ndonëse ka më shumë se një dekada që ky ligj është në fuqi dhe financimi është obligim ligjor sipas Ligjit për arsimin e lartë të vitit 2011 kjo nuk është zbatuat as një herë. Kjo mënyrë e financimit në besoj që rrit përgjegjësin dhe transparencën sepse kjo do t’i shtyrë Universitetet që të planifikojnë kujdesshëm, mbi të gjitha që të sigurohen që kanë implementuar suksesshëm në gjithë atë që kanë planifikuar. Ne besojmë që qeverisja e institucioneve të arsimit të lartë do të bëhet dukshëm më efketive dhe do të realizohen të gjitha qëllimet dhe objektivat e tyre. Menjëherë jemi edhe në përgatitjen e udhëzimit administrative në mënyrë që në vitin 2023 të nënshkruhen kontratat e performancës”, tha ajo.
Ambasadori austriak në Kosovë Christoph Ëeidinger, tha se Kosoav mund të marrë përvoja nga mënyra e financimit të arimit të lartë nga shteti i tij dhe për këtë janë të gatshëm të kontribuojnë.
“Siç e dini Austria është me aktive në sektorin e arsimit të lartë në Kosovë dhe kjo është një përgjegjësi e madhe për ne. Ky udhërrëfyes ka qëllim ta udhëzoj Ministrinë e Arsimit se si të përcaktoj financimin e institucioneve të arsimit të lartë duke u bazuar në provoja e Austrisë. Duke parë që Austria mund ta ndihmoj këtë është një kënaqësi e veçantë për ne. Nëse me projektin tonë mund t’iu ndihmojmë të rinjve që të arrijnë kjo është shumë e mirë”, tha ai.
Elmar Pichl, nga Ministria Federale Austriake e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit u shpreh i lumtur që fuqizohen raportet Kosovë-Austri.
Sipas tij, modelet e financimit të bazuar në performancë përdoren në shumë vende.
“Kur kam hyrë për herë të parë në Kosovë ka qenë viti 1999. Është kënaqësi personale që të punojnë me Dukagjin Popovcin. Jam i lumtur që më këtë raport po e fuqizojmë raportet e dy shteteve. Sot po flasim për institucionet e arsimit të lartë. Modelet e financimit të bazuar në përformancë qëndrojnë dhe janë të rëndësishme dhe përdoren në shumë vende. Nganjëherë reformat marrin kohë, por disa nuk mund të presin shumë sidomos ato të arsimit. Është e qartë së qeverisja dhe financimi i ri duhet të filloj tani. Të gjithë personalitetet, udhëheqësit të arsimit të lartë duhet të përfshihen në këtë. Universitetet duhet të zhvillohen dhe prandaj duhet të punojmë më këtë”, tha ai.
Aqim Emurli, udhëheqës i Projektit “HERAS Plus”, tha se përgatitja e këtij udhëzuesi kanë filluar qysh në vitin 2021 dhe se janë të gatshëm që implementimi i këtij projekti të fillojnë menjëherë.
“Duhet të them se për projektin jemi të lumtur që jemi përfshirë në këtë punë të madhe sepse na është besuar kjo. Ky udhëzues ka filluar në vitin 2021 nga takimi me ministren Nagavci, janë diskutuar shumë detaje dhe janë pyetur se a jeni të sigurt që ti hyni kësaj rruge dhe shiko sot ku jemi, kjo po bëhet realitet. Nuk është kryer ende e gjitha, por duke shikuar angazhimin e Ministrisë kjo do të shkoj mirë. Jemi te gatshëm që të nisim qysh nesër implementimin e këtij udhëzuesi”, tha ai.
Dukagjin Popovci, zv.ministër në MAShTI, i cili foli për zhvillimin e këtij udhërrëfyesi tha se këtë vit buxheti për Universitete Publike është prej 50.5 milionë euro.
Sipas tij, financimi i bazuar në performancë përmbush më mirë nevojat e universiteteve publike se sa financimi në bazë të dhënave historike që kemi pasur deri tani, raporton EO.
“Buxheti i universiteteve publike aktualisht nuk është i përcaktuar në bazë të ndonjë formule, por në bazë të njëfarë perceptimi të nevojave dhe në këtë aspekt kemi vështirësi dhe ankesa nga ana e universiteteve. Buxhetet e universiteteve publike janë në rritje çdo vit, prej viti 2021 në vitin 2022 është rrit në 9.8% pra në vitin 2022 është një shumë prej 50.5 milionë euro për Universitete Publike. Dy vitet e fundit kemi filluar që të reduktojmë numrin e studentëve. Financimi ne bazë të performacës parashihet me ligjin e ri të vitit 2011 por për arsye të ndryshme nuk është implemetuat deri me tani”.
“Ministria e Arsimit duhet ta nxjerr një udhëzim administrativ për metodologjinë e financimit ne bashkëpunim me ministrinë e financave. Që nga fillimi ka qenë obligim i yni ligjorë që ta zbato këtë normë të ligjit 2011. Kemi pasur fatin që Austria e përdor këtë metodologji për më shumë se dy dekada dhe ka fituar një përvojë në këtë drejtim prandaj edhe adresa e projektit HERAS Plus ka qenë adresa e duhur. Startimi i kësaj metodologji do të ketë mjaftë sfida, kjo formë e financimit i përmbush më mirë nevojat e universiteteve publike se sa financimi në bazë të dhënave historike që kemi pasur deri tani”, tha ai.
Dominik Reisner, ekspert ndërkombëtar i “Heras Plus” tha se implementimi i këtij udhërrëfyesi do të fillojë që vitin e ardhshëm.
“Janë formularët se si do të duken marrëveshjet e performacës. Se pari e kemi analizuar bazën ligjore. Ky projekt do të ndërtoj një proces që zhvillon kapacitete dhe fuqizon qeverisjen e brendshme. Impementimi do të fillon në fillim te 2023. Udhëzimi administrativ me të gjitha kërkesat ligjore duhet të publikohet në fillim të shkurtit 2023, kërkesa për buxhet nga Universitetet duhet të dorëzohet deri në prill. Deri në fund të korrikut duhet të analizohet nga MAShTI dhe deri dhe në fund të korrikut t’iu kthehet përgjigja universiteteve”, tha ai.