MASHT i reagon Shpend Ahmetit: Mos abuzo me nxënësit e shkollave

12.10.2015 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
MASHT i reagon Shpend Ahmetit: Mos abuzo me nxënësit e shkollave

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) i ka reaguar sot Komunës së Prishtinës, ku gjatë ditës disa nxënës të shkollave të mesme kanë lëshuar mësimin për ta festuar fitoren e komëbatres.

Ata gjatë festës kanë shkuar edhe të Komuna e Prishtinës ku i ka pritur i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
Indeksonline iu sjell komunikatën e plotë të MASHT-it:

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) me shqetësim ka pranuar informatat e raportuara nga Inspeksioni i Arsimit, që sot në disa institucione shkollore në Komunën e Prishtinës nuk është realizuar procesi mësimor sipas kalendarit shkollor.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kërkon nga Komuna e Prishtinës që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të krijojë kushtet për mbarëvajtjen e procesit mësimor në institucionet shkollore në Prishtinë. Drejtoria Komunale për Arsim në Komunën e Prishtinës duhet të marrë të gjitha veprimet e nevojshme për zëvendësimin e orëve të humbura dhe të mos lejojë përsëritjen e situatave të tilla.

Komunat në Kosovë kanë përgjegjësi ligjore për organizmin e procesit mësimor në arsimin parauniversitar dhe dështimi si rasti i sotëm në Prishtinë, për të realizuar këto detyrime është i pajustifikueshëm dhe cënon interesin e nxënësve.
MAShT bashkëndjen gëzimin me të gjithë nxënësit tanë për fitoren e djeshme të kombëtares së futbollit dhe kualifikimin për Kampionatin Evropian, mirëpo në një rast të tillë, mosrealizimi i procesit mësimor është i papranueshëm.

Në fund, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka pranuar shumë ankesa nga mësimdhënësit dhe prindërit, për rastet e abuzimit të subjekteve politike me nxënësit tanë brenda hapësirave shkollore. Abuzime të tilla për qëllime politike, përkatësisht, nënshkrimit të peticioneve të karakterit politik, paraqesin shkelje të rëndë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe si të tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme. MAShT iu bën apel të gjitha subjekteve politike në vend, që të shmangin veprime të tilla dhe të mos cënojnë më tutje sistemin arsimor dhe interesin e nxënësve tanë.

Institucionet dhe subjektet politike nuk guxojnë të përdorin nxënësit për qëllime politike, në asnjë rrethanë dhe në asnjë mënyrë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur