Martin Berishaj kthehet në Prishtinë, merr pjesë në konferencën e ambasadorëve – aty ishin edhe Kurti e Gërvalla

E publikuar: 28/12/2024 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot kanë nisur punimet e edicionit të 7-të, të Konferencës së Ambasadorëve.

Në hapjen e kësaj konference, mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e kryediplomatja Donika Gërvalla.

Në mesin e tyre është edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është duke u hetuar nga autoritet. Ai u kthye në Prishtinë për të marrë pjesë në edicionin e 7-të të kësaj konference.

Berishaj në mars të 2024 ishte intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin e kryerjes së tri vepra penale: “shpëlarja e parave”, “shmangia nga tatimi” dhe “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Berishaj po vazhdon punën e tij në Zagreb, anipse aktualisht është nën hetime.