Marrëveshja skandaloze për sigurimet: Kosovarët paguajnë 40 euro, serbët asnjë cent

12.08.2015 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Marrëveshja skandaloze për sigurimet: Kosovarët paguajnë 40 euro, serbët asnjë cent

Marrëveshja për sigurime kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e cila nga sot ka filluar të zbatohet, pritet të dëmtojë qytetarët e Kosovës për dhjetëra miliona euro pasi që çdo makinë e Kosovës që hynë në Serbi do të bëjë një pagesë vjetore prej 40 eurove, ndërsa makinat me targa serbe që hynë në Kosovë nuk obligohen të paguajnë asnjë cent.

Gjithashtu makinat me targa RKS do të paguajnë gjatë çdo hyrje në territorin e Serbisë një shumë prej 5 euro për t’u pajisur me tabela shtesë me mbishkrimin “PROVA”.

Ndërsa ata që akoma mbajnë tabelat e vjetra me targa KS nuk janë të obliguar të paguajnë tabela shtesë. Kosova mund të jetë shteti i vetëm në botë që vetëm për një territor ka tabela të veçanta.

Sipas të dhënave që posedon “KosovaPress”, në vit nga Serbia në Kosovë hyjnë rreth 300 mijë automjete me targa të Serbisë. Nëse llogaritet që sasia e njëjtë me targa të Kosovës futet në Serbi atëherë Serbia do të përfitojë një shumë prej 12 milionë eurove në vit vetëm nga sigurimi i qytetarëve të Kosovës pa i llogaritur ata që me tabela RKS do të duhet çdo herë të paguajnë për t’u pajisur me tabela provizore edhe nga 5 euro.

I pa kënaqur me këto të dhëna dhe me këtë veprim është shprehur edhe Rrahim Pacolli, udhëheqës i delegacionit kosovar në bisedimet Kosovë-Serbi në fushën e sigurimeve.

Pacolli tha për “KosovaPress”, se do të kërkoj nga Qeveria e Kosovës që nga shtatori edhe Kosova të vendosë që edhe serbëve t’u kthehen targat prapa pasi është marrëveshje reciproke, duke iu referuar marrëveshjes së fundit për lëvizje të lirë Kosovë- Serbi. Ai po ashtu tha se ka kërkuar edhe nga Brukseli që të respektohet marrëveshja në përpikëri.

Megjithatë Pacolli nuk e di saktë se sa është vlera që qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë për TPL-në që e kërkon pala serbe.

Ndryshe marrëveshja e arritur me 24 korrik filloi të zbatohet sot në orët e para të mëngjesit.

Sigurimi TPL plus për Serbi do të kushtojë 40 euro për një vit. Sipas kësaj marrëveshje, automjetet me tabela RKS do të mund të udhëtojnë në Serbi, por vetëm duke i zëvendësuar ato me tabela Prova ose KS.

Kosova nuk është anëtare e Byrosë së Kartonit të Gjelbër të Evropës.

Dëmet që janë shkaktuar ndër vite nga automjetet me targa të Serbisë në Kosovë duhet të paguhen nga kompanitë e sigurimeve kosovare. Sipas të dhënave të Fondit të Garancisë së Kosovës (FGK), mbi 20 milion euro llogariten të jenë humbjet buxhetore për 10 vite nga mos pagesa e policës kufitare të automjeteve të Serbisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”