Maria Bamieh shprehet se “e kanë kërcënuar”, EULEX mohon

24.07.2015 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Maria Bamieh shprehet se “e kanë kërcënuar”, EULEX mohon

Ish-prokurorja Maria Bamieh, e cila e ka çuar EULEX-in në një gjykatë britanike për punësim për shkarkim të dyshuar të paligjshme nga puna, tha ditën e enjte se ish-punëdhënësit e saj po përpiqeshin ta trembnin atë në heshtje mbi akuzat për korrupsion brenda organizatës, gjë që bëri që ajo të humbte punën e saj.
Firma ligjore “Bindmans”, e cila po përfaqëson Bamiehin në Gjykatën e Punësimit në Londër, tha se EULEX-i e kishte kërcënuar se do ta ndiqte penalisht nëse ajo i tregon detaje të akuzave të saj njerëzve jashtë kësaj çështjeje.

Bamieh tha se kjo nënkuptonte se EULEX-i po përpiqej të sigurohej se akuzat e saj do të kalonin pa u ndjerë, raporton kallxo.com.

Por, EULEX-i hodhi poshtë akuzat dhe tha se sipas udhëzimeve të Ministrisë së Drejtësisë në Britani mbi gjykatat e punësimit, “dokumentet dhe deklaratat nuk duhet të përdoren për ndonjë qëllim tjetër përveçse për drejtim të çështjes” dhe se nuk duhet t’ju tregohen njerëzve të përfshirë në çështje, avokatëve të tyre apo dëshmitarëve nëse është e nevojshme.

Në tetor 2014, Bamieh, një avokate britanike, akuzoi ish-kolegun e saj e EULEX-it, gjykatësin italian Francesco Flori, se kishte marrë ryshfet 300 mijë euro për të deklaruar të pafajshëm për vrasje një të akuzuar, si edhe duke kërkuar një tjetër ryshfet për një rast korrupsioni kundër një zyrtari të Ministrisë së Transportit në Kosovë. Flori i mohoi me forcë akuzat.

Sot gjatë ditës Klan Kosova ka raportuar se Bamieh është kërcënuar me ndjekje penale nga EULEX nëse ajo zbulon çfarëdo detajesh të padisë së saj palëve që nuk janë të përfshira në padinë e ngritur prej saj ndaj këtij misioni. Zëdhënësit e këtij Misioni kanë thënë për këtë televizion se e mohojnë kategorikisht kërcënimin me burg, sepse sipas tyre ata nuk kanë as juridiksion për ta bërë këtë.

Ata në fund thanë se Misioni i EULEX në Kosovë është duke i ndjekur të gjitha procedurat e duhura ligjore dhe do të sjellë rastin para Gjykatës, e cila do të vendosë mbi këtë çështje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare