Maqedonia goditet edhe nga një tërmet tjetër!

E publikuar: 20/09/2016 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tërmet i dobët me magnitudë prej 1.6 Rihter, ka ndodhur sot në ora 13:20 në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rrjeti sizmiologjik në Maqedoni, me qendër në Shkup, Shtip, Veles, Vallandovë, Bitollë, Ohër dhe Krushevë, e mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik i Shkencave Natyrore dhe Fakulteti i Matematikës, ka regjistruar tërmet në pjesën lindore të zonës me epiqendër në Shkup.

Tërmeti ishte ndjerë në Shkup dhe rrethinë me intensitet prej 3 shkallë, kjo sipas Shkallës makrosizmike evropiane.