Maqedoni, shpërfillje e shqiptarëve edhe në fushën e diplomacisë

12.04.2015 19:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Maqedoni, shpërfillje e shqiptarëve edhe në fushën e diplomacisë

Emërimi i shqiptarëve nëpër përfaqësitë diplomatike-konsullore të Maqedonisë në botë vazhdon të shpërfillet, kurse fajtor kryesor pë këtë mbetet presidenti Gjorge Ivanov.

Postet e ambasadorëve mbeten vakante prej mbi dy vjetësh në Varshavë, Sarajevë, Bernë; rreth 1 viti në Doha, ndërkohë që Ambasada e Maqedonisë në Gjenevë pothuajse 4 vjet është pa ambasador.

Edhe pse këto ambasada i takojnë partisë shqiptare në koalicionin qeverisës, BDI-së, Ministria e Jashtme tashmë ka dërguar kuadro maqedonase si ushtrues detyre të ambasadorëve në Doha dhe Varshavë. Ambasadorët që ka caktuar BDI-ja akoma mbeten peng i mosfirmosjes nga ana e kreut të shtetit, për shkak të kontestimit të legjitimitetit të tij nga partia shqiptare në pushtet.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme ka shpallur një konkurs të brendshëm për 20 vende të reja përfaqësuesish diplomatik dhe konsullor të Maqedonisë nëpër botë. Televizioni Alsat ka mësuar se në këtë konkurs kanë konkurruar 31 shqiptarë, megjithatë mbetet të shihet se sa nga to do të përzgjidhen. Në konkursin e fundit të këtij dikasteri, nga 17 diplomatët e emëruar nëpër përfaqësi konsullore dhe diplomatike të Maqedonisë, vetëm dy ishin shqiptarë. Nga ana tjetër, aktualisht në rreth 60 përfaqësi diplomatike e konsullore të Maqedonisë ka vetëm tre ambasadorë dhe vetëm një konsull shqiptar.

Kohë më parë, kreu i Komisionit të politikës së jashtme, Antonio Milloshoski, i pyetur nga BDI-ja për ngecjet, kishte këshilluar partinë e Ali Ahmetit që përgjigjen ta kërkojë te kryetari i shtetit , Gjorge Ivanov, duke aluduar kështu në mosnjohjen e presidenti nga ana e BDI-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Walker: Kosova s’është kërcënim për askënd, Serbia vazhdon të jetë në Ballkan

Walker: Kosova s’është kërcënim për askënd, Serbia vazhdon të jetë në Ballkan

Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë