Maqedonci takon ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, flasin për sigurinë në Kosovë dhe rajon

E publikuar: 19/11/2023 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e forumit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë, ka takuar ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair.

Sipas njoftmit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit ata kanë shkëmbyer pikëpamjet tyre rreth çështjes së sigurisë në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, si dhe gjetjes së formave të reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

Ministri Maqedonci ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, miqësore e institucionale të shtetit kanadez.