Sport

Man. City, tunel me xham për të ndjekur lojtarët

24.08.2016 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Man. City, tunel me xham për të ndjekur lojtarët

Një risi që do të afrojë më shumë tifozët me skuadrën por do të shtojë edhe të ardhurat për klubin. Manchester City ka një projekt ambicioz dhe të veçantë të quajtur “Tuneli i qelqtë” nëpërmjet të cilit, tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë lojtarët pak momente përpara hyrjes në fushë. Projekti është unikal në llojin e vet. Bëhet fjalë për një zonë të rrethuar me xham ku tifozët duhet të paguajnë ekstra për të hyrë dhe nëpërmjet saj do të kenë mundësinë të ndjekin hyrjen e lojtarëve nga tuneli në fushën e lojës. Në këtë rast bëhet fjalë për lojtarët e të dyja skuadrave dhe jo vetëm të Manchester City-t, çka do të thotë se tifozët e “citizens” në shumë raste mund të jenë jo vetëm pranë idhujve të tyre por edhe vetëm pak metra larg yjeve më të mëdhenj të kontinentit. Në këtë pikë mbeten për t’u zgjidhur shumë detaje pasi shumë klube nuk dëshirojnë që lojtarët e tyre të monitorohen. Gjithsesi, puna për modifikimin e tunelit të stadiumit “Etihad” sapo ka nisur dhe sipas arkitektëve, modeli është huazuar nga stadiumi i Dallas Cowboys në futbollin amerikan. Duke filluar që prej sezonit të ardhshëm, dhomat e zhveshjes do të zhvendosen në katin e parë për të bërë një lidhje sa më të shkurtër me tunelin që nxjerr lojtarët në fushën e lojës. Klubi nuk ka dhënë ende asnjë detaj për çmimin e biletës në këtë zonë, por me siguri, ata që do të dëshirojnë një luks të tillë, duhet të mendohen mirë përpara se të paguajnë biletën.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit