Manchester City, 25 mln Euro për Ter Stegen

31.03.2016 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Manchester City, 25 mln Euro për Ter Stegen

Shtohen raportimet në shtypin britanik rreth të ardhmes së portierit gjerman të Barcelonës, Andre Ter Stegen. Daily Telegraf ka njoftuar se 23-vjecari do të firmosë për Manchester Cityn, që do të paguajë në arkat e klubit katalan 25 milionë Euro. Në javët e fundit Ter Stegen ka insistuar se dëshiron të jetë zgjedhje e parë në portë në të gjitha kompeticionet, pra synon që të luajë titullar edhe në takimet e La Ligas, ku i preferuari i Enriques është Bravo. Aktivizimi në ndeshjet e Kupës së Mbretit dhe në Champions League nuk i përmbush ambiciet e tij te Barcelona, ndaj ka kërkuar që të diskutojë me drejtuesit në fund të sezonit për situatën e tij.

Pakënqaqësia, që ka ardhur si rrjedhojë e ndarjes së minutazhit në portë me Claudio Bravon, e ka shtyrë Ter Stegenin t’i thotë “po” insistimit të Citizens, që nga vera e ardhshme do të drejtohen nga Pep Guardiola. Trajneri aktual i Bayernit, gjithmonë ka rezervuar fjalë të mira për 23-vjecarin, i cili ka një klauzolë largimi nga Barcelona që kap shifrën e 80 milionë Eurove. Drejtuesit “Blaugrana” nuk dëshirojnë të privohen nga një portier i ri dhe me shumë perspektive, por nga ana tjetër janë të kënaqur edhe me paraqitjet e Bravos, i cili ka shfaqur siguri në portë. Në fund të sesonit menaxheri i Ter Stegenit do të ulet në tryezë me kupolën drejtuese të Barcës për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të dyja palët. Një gjë është e sigurtë: Blaugranat do të bëjnë gjithcka për ta bindur që të qëndrojë në “Camp Nou”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)