Kryesore

Maloku: Institucionet po paguajnë ekspertë për demarkacionin për t’i kundërshtuar qytetarët e Kosovës

20.03.2016 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Maloku: Institucionet po paguajnë ekspertë për demarkacionin për t’i kundërshtuar qytetarët e Kosovës

Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Naim Maloku, konsideron se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe qeveria po marrin ekspertë ndërkombëtar për verifikimin e vijës kufitare me Malin e Zi, për t`i kundërshtuar qytetarët e Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, Maloku, ka marr shembull përcaktimin e vijës kufitare ndërmjet Kroacisë e Sllovenisë, duke thënë se këto dy shtete kanë marr avokatë vendorë dhe bëjnë luftë para Gjykatës së Arbitrazhit për t`a fituar rastin.

“Të dy këto shtete i kanë komisionet shtetërore për demarkacion. Janë ndërruar shumë qeveri, por asnjëra nuk kanë ndërruar qëndrime sa i përket vijës kufitare”, shkruan Maloku, duke vënë në pah se kontesti i tyre është për një sipërfaqe për shumë herë më të vogël sesa ai i Kosovës me Malin e Zi.

“Për tu bërë anëtare të BE-së kanë pranuar që të pranojnë vendimin e Gjykatës se Arbitrazhit për të cilin të dy këto shtete (secili për të mbrojte qëndrimet e veta) kanë angazhuar avokatët (secili vendorë) më të mirë dhe bëjnë luftë edhe para kësaj gjykate për të fituar rastin”, vazhdon shkrimin në Facebook Maloku.

Sipas Malokut, në rastin konkret tonin Mali i Zi nuk ka nevojë as për avokat e as për të shpenzuar kohë për kufi me Kosovën.

“Janë Murat Meha, Qeveria e Kosovës dhe presidentja e Kosovës avokatet më të mirë dhe pa pagesë, për Malin e Zi. Nuk po lënë ‘gur pa lëvizë’ edhe duke paguar me pare të taksapaguesve të Kosovës ‘ekspertë’ nga bota vetëm për t’i kundërshtuar, në favor të Malit të Zi, ekspertët vendorë dhe popullin e Kosovës”, ka shkruar maloku në Facebook.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit