Maliqi: Tekstet e Fetullah Gylenit ngjajnë me ato të Ibrahim Rugovës

E publikuar: 02/04/2018 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se tekset e kundërshtarit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Fetullag Gylenit i duken të njëjta me ato të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Konflikti mes Gulenit dhe Erdoganit ka filluar me faktin se Guleni e ka ndihmuar të vijë në pushtet atë”.

Maliqi në Zona B në Klan Kosova, ka thënë Turqia nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

“Kur i lexoj tekstet e Gylenit janë si tekstet e Ibrahim Rugovës pasi në to flitet për paqe”.

“Në disa aspekte duhet të ndahet shapi prej sheqerit dhe të dihet deri ku mund të shkojë interferimi i Turqisë në punët tona të brendshme”.