Magani: Fitore e merituar, Shaqiri premton rikthimin

08.03.2015 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Magani: Fitore e merituar, Shaqiri premton rikthimin

Artim Shaqiri nuk arrin ta gëlltisë humbjen ndaj Tiranës jo më tepër për rezultatin se sa për lojën e treguar..

Fitore e merituar për Tiranën e Gugash Maganit, i cili shkëput vetëm mendime pozitive për 90 minutëshin e “Niko Dovanës”. Për teknikun peqinas, skuadra e kaloi me sukses këtë test pas një jave të vështirë që rriti ndjeshëm presionin në grup.

“Kemi kaluar një javë me probleme dhe presioni pas humbjes në Korçe ishte shume i madh. Janë shumë faktorë që kanë qenë në disavantazhin tonë por ne besonim por dhamë gjithçka në fushë dhe e merituam fitoren. Nëse do ishim pak më të qetë ndeshja mund të përfundonte me rezultat edhe më të thellë”.

Me Bushiç protagonist Tirana shkëlqen dhe trajneri shtrëngopn sulmuesin ndaj të cilit ka besuar vazhdimisht edhe pse golat për kroatin kanë qenë më pikatore.

“Gjatë gjithë kohës kam besuar te Bushic. Zgjedhja e parë ne vere ishte Gilberto por Bushiç është një lojtar serioz dhe profesionist. Kritikat ishin normale por e rëndësishme është që u zhbllokua”.

Ndërkohë, Artim Shaqiri nuk arrin ta gëlltisë humbjen ndaj Tiranës jo më tepër për rezultatin se sa për lojën e treguar nga skuadra e tij. Në mikrofonin e SuperSport, tekniku maqedonas kritikoi ekipin e tij për mënyrën se si e interpretoi pjesën e dytë.

“Jam i zhgënjyer me pjesën e dytë sepse në të parën patëm edhe ne rastet tona. Pas golit të parë ndeshja mori një drejtim tjhetër”.

Në vijim, ai kërkon të hedhë pas krahëve këtë disfatë, duke theksuar se kampionati do të jetë i luftuar deri në fund.

“Një barazim do të ishte shumë pozitiv për ne por në një ndeshje nuk mund të futesh për një barazim. Nuk e prisja që skuadra të luante në këtë mënyrë pjesën e dytë por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës sepse kampionati nuk është mbyllur dhe faza e katërt do të jetë vendimtare”./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Reali i mori Rudiger, Chelsea përgatit “hakmarrjen”

Reali i mori Rudiger, Chelsea përgatit “hakmarrjen”

Kurti përcjell për në Algjeri sportistët kosovarë që marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare

Kurti përcjell për në Algjeri sportistët kosovarë që marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare

Atletja shqiptare shpallet Kampione Ballkani me rekord

Atletja shqiptare shpallet Kampione Ballkani me rekord

Qeveria “ia merr” FC Ballkanit 80 mijë euro

Qeveria “ia merr” FC Ballkanit 80 mijë euro

Gjilani bën goditjen e parë duke transferuar futbollistin shkupjan, këto janë detajet

Gjilani bën goditjen e parë duke transferuar futbollistin shkupjan, këto janë detajet

Ademi për “Dardanët”: Këta luanë përkrahën Kosovën deri në fund, nuk ranë pre e provokimeve

Ademi për “Dardanët”: Këta luanë përkrahën Kosovën deri në fund, nuk ranë pre e provokimeve

Amir Rrahmani: Trajneri i Greqisë më shau sonte, iu ktheva menjëherë

Amir Rrahmani: Trajneri i Greqisë më shau sonte, iu ktheva menjëherë

Federata e Futbollit e Greqisë reagon pas fitores së helenëve ndaj Kosovës në Volos

Federata e Futbollit e Greqisë reagon pas fitores së helenëve ndaj Kosovës në Volos

Kalojnë 20 minuta në ndeshjen Greqi – Kosovë, ky është rezultati

Kalojnë 20 minuta në ndeshjen Greqi – Kosovë, ky është rezultati

U akuzua për ngacmim seksual, gjykata jep vendimin për Cristiano Ronaldon

U akuzua për ngacmim seksual, gjykata jep vendimin për Cristiano Ronaldon

Kombëtarja e Kosovës mbërrin në Volos

Kombëtarja e Kosovës mbërrin në Volos

Zidane, i preferuari i PSG-së

Zidane, i preferuari i PSG-së

Vjen goli i tretë për Kosovën, shënon Vedat Muriqi

Vjen goli i tretë për Kosovën, shënon Vedat Muriqi

Paraqitje fantastike e Kosovës në pjesën e parë, shkon në pushim me epërsi

Paraqitje fantastike e Kosovës në pjesën e parë, shkon në pushim me epërsi

Super Kosova/Vjen goli i dytë nga Zymer Bytyqi

Super Kosova/Vjen goli i dytë nga Zymer Bytyqi

Zyrtare: Iran Junior, lojtar i ri i Dritës

Zyrtare: Iran Junior, lojtar i ri i Dritës