Macron: Evropa duhet të jetë gati për luftë nëse dëshiron paqe

E publikuar: 14/03/2024 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti francez. Emmanuel Macron ka thënë se Evropa duhet të përgatitet për luftë nëse dëshiron paqe.

Në një intervistë në televizionin kombëtar francez, Macron tha se Rusia e Vladimir Putinit ishte një kundërshtar që nuk do të ndalej në Ukrainë nëse mundte trupat e Kievit, shkruan Sky News.

“Nëse Rusia fiton këtë luftë, besueshmëria e Evropës do të zvogëlohet në zero. Nëse lufta përhapet në Evropë, Rusia do të ishte fajtore. Por, nëse vendosim të jemi të dobët, nëse vendosim sot se nuk do të përgjigjemi, do të ishte zgjedhja e humbjes tashmë. Dhe unë nuk e dua këtë.” – është shprehur ai.

Macron tha se është e rëndësishme që Evropa të mos bëjë “vija të kuqe”, të cilat do të sinjalizojnë dobësi për Kremlinin dhe do ta inkurajojnë atë të vazhdojë me pushtimin e saj në Ukrainë.