Lutfi Haziri: Pa njohje, Kosova nuk guxon me rrëshqitë te skenarë të pajtimit me Serbinë

E publikuar: 06/06/2021 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditë më parë i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, deklaroi se Washingtoni mbështet edhe modalitet tjetër të marrëveshjes edhe pa njohje reciproke, mes Prishtinës dhe Beogradit, nëse të dyja palët bien dakord.

Lidhur me këtë në një prononcim për klankosova.tv, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se Kosova assesi nuk guxon të pranojë marrëveshje pa njohje.

”Asnjëherë dhe assesi nuk guxon Kosova me rrëshqitë te skenarë të pajtimit për normalizim pa njohje”, u shpreh ai.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti në mesin e këtij muaji do të takohet për herë të parë “kokë me kokë” me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Data e takimit mes tyre ende nuk është caktuar.