Lutfi Haziri i mëshon tavolinës: Nuk integrohet Veriu me Missina e Hebs-a

E publikuar: 19/09/2024 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka qenë i ftuari i radhës në edicionin e ri të intervistave në “Tempo me Nebih Maxhunin”, në Periskopi.

Numri dy i LDK’së ndër të tjera foli edhe për situatën në veri të Kosovës.

I pyetur në lidhje me deklaratat e kyreministrit Kurti se “Veriu është integruar si kurrë më pare”, Haziri u shpreh se nuk integrohet vendi me “Missina e Hebsa”.

“Është integru ‘Missini’ ëmbëltorja, është integru ‘Hebsi’ dhe posta a ka nonsens ma budallaki, e çelë posten e shtetit tënd dhe ti shkon atje me dy ministra edhe thu në katër metra katrorë kam çelë postë, derisa në Leposaviq funksionon shteti, në kufi funksionon shteti e jo postë në pjesën rubane të Mitrovicës…Aty ne e kemi çu Republikën e Kosovës në Doganë në kufi.Tash manipulativa është me thane t’i u çelë’Missini’ me pi kafe, edhe u çelë posta edhe ‘Hebsi’…”- tha ai për Periskopin.