Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se i ka kërkuar ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit që ta votojë Vjosa Osmanin, për presidente.
Haziri ka treguar se në kohën kur LDK-ja vendosi ta mbështesë Vjosa Osmanin për presidente, i ka kërkuar ish-presidentit Behgjet Pacolli që ta votojë Osmanin për këtë pozitë, pasi në atë kohë ky i fundit ishte kundër.
“Pacollin unë e kam thirr, po e bëj publike për herë të parë, kur ka vendos LDK-ja me ja dhanë votat e veta presidentes Osmani, për presidente, unë e kam ndihmuar edhe një hap përtej kësaj, unë e kam thirrë presidentin Pacolli dhe e kam lut që me e taku presidenten e sotshme Vjosa Osmani, dhe me ia dhanë besimin për votë sepse ai ka pas pozicion kundështues. Unë i ka kërkuar që ta takon dhe ta voton, meqë LDK-ja po e voton, ai ka qenë në listën tonë, që t’ia jap besimin dhe ta voton, ai është tregu burrshtetas, jo si president i tretë i republikës, por si burrshtetas u ardh e ka taku, dhe i ka thanë unë të mbështes, dhe të mbështes me të gjithë kapacitetin time, përkundër që kam paknaqësi por nuk kam kërkesa. Edhe unë besoj qëndrimi i tij, se ai, me kërkesën e Kurtit ka fol edhe me deputetët e tjerë për me e siguru pjesëmarrjen në Kuvend.” – ka thënë Haziri.