Lutfi Haziri dënon sulmin fizik ndaj drejtorit Naser Korça

E publikuar: 20/06/2018 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar sulmin e djeshëm të disa personave ndaj drejtorit të Shërbimeve Publike, Naser Korça, në zyrën e tij.

I pari i Gjilanit ka vlerësuar se sulmi fizik dhe presioni në administratë është i papranueshëm dhe se sundimi i ligjit është mjeti i vetëm i punës së administratës komunale.

Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin rastin deri në fund, duke u lutur që sulme të tilla të mos ndodhin në të ardhmen./Infosot/