Lule vetëm për 8 Mars?

08.03.2015 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lule vetëm për 8 Mars?

Për Ditën Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsin, Radio Evropa e Lirë ka zhvilluar një anketë, se a blejnë qytetarët lule vetëm për festa, apo lule iu dërgojnë grave edhe pa ndonjë ditë të veçantë.

Denis Qerimi, student, thotë se lule blen vetëm për ditë të veçanta, derisa shton se nuk dërgon lule pa ndonjë arsye.

Jo, nuk blej lule. Për 8 mars nënën i blej lule. Ditëve tjera nuk blej, pasi që nuk kam arsye. Vetëm kur kam arsye blej”, thotë Denisi.

Ndërkaq, Sara Kastrati, studente e vitit të parë në Fakultetin Juridik, thotë se asnjëherë nuk ka marrë lule nga dikush pa arsye.

“Unë marr lule veç për festa. Marr edhe ndonjë ditë të zakonshme, po rrallë. Për 8 mars nuk marr pasi që jam vajzë, e unë i blej nënën lule. Më pëlqen shumë të marr lule, jo vetëm për festa, por gjithmonë”,shprehet Sara.

E Mentor Krasniqi, shitës i luleve, thotë se stina e pranverës është ajo kur lulet shiten më së shumti.

“Blejnë lule, por pranvera është stina kur lulet shiten më shumë. Femrat janë blerëse më të shpeshta. Lloji Cigllam lulja shitet më së shumti për festa. Çmimi është nga 1 euro deri në 15 euro”, tregon Mentori.

Por, jo edhe Fatos Ismajli, 24-vjeçar blen lule vetëm në ditë të veçanta:

“Më së shumti blej lule për 8 mars. Por, blej edhe ditëve tjera. Blej për të dashurën, për nënën. Nuk blej shumë-shumë shpesh, por blej edhe për qejf ndonjë ditë”.

Derisa Artan Musa lule blen dhe dërgon në adresë të caktuar vetëm për festa:

“Jo nuk blej lule shpesh.Gjatë festave blej…”. 

Edhe Arsim Hyseni merret me shitjen e luleve. Ne kemi marrë mendimin e tij se kur shiten më shumë lulet.

“Pas 15 prillit lulet shiten shumë. Por edhe për 8 mars, shesim mjaft lule. E,më së shumti, ne që merremi me këtë biznes, shesim lule gjatë panairit, pasi që edhe çmimi është më i volitshëm”, bën të ditur Arsimi.

Ndryshe, 8Marsi për herë të parë është festuar rreth vitit 1900 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropën Perëndimore, por atëbotë kjo ishte një lëvizje më shumë politike, që synonte më shumë të drejta për gratë.

Ndërkaq në ditët e sotme, kjo datë është shndërruar më shumë në një festë komerciale, e cila përshkohet kryesisht me blerje dhuratash për nënën, gruan e motrën./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)