Lugina e Preshevës, çdo herë e ka ngritur zërin duke kërkuar përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi.
Madje, kanë kërkuar një lloj reciprociteti, njëjtë çka duan dhe çfarë bëjnë serbët e Kosovës, t’u lejohet edhe shqiptarëve në Serbi.
E pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, edhe shqiptarët në Luginë kanë nisur diskutimet mbi këto zhvillime.
Kandidati për Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, në Sytë 7 në Klan Kosova ka thënë se nëse kërkohet nevoja, edhe shqiptarët e Luginës tërhiqen nga institucionet në Serbi.
Sipas tij, është diskutuar largimi, por është kërkuar edhe mendimi Kosovës e Shqipërisë.
Sipas Lutfiut, shqiptarët andej nuk bëjnë ndonjë veprim pa koordinim të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndonëse në Sytë 7 në Klan Kosova u shpreh i gatshëm, që nëse mendohet se është veprim i duhur, do largohet i pari nga institucionet në Serbi.
Ani se Lutfiu tha se shqiptarët andej po tregojnë një vetëdije të lartë institucionale, duke qëndruar aktualisht në institucione dhe duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar për qytetarët.