Ekonomi

Lufta për “Letrat e Zvicrës”

22.04.2016 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Nuset” dhe “dhëndurët” për fitimin e “letrave” krijojnë turma para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë. Duke mos pasur perspektivë në Kosovë, ata detyrohen të “gjuajnë” vajza me letra. Kjo më së miri shihet para ambasadës helvetike
Është e pamundur të gjesh një stinë në të cilën para Ambasadës së Konfederatës zvicerane në Prishtinë të mos shohësh grumbuj qytetarësh që presin për rregullimin e vizave. Njerëz të moshave të ndryshme, burra, gra, të rinj dhe pleq, që nga mëngjesi deri në orët e paditës, mbushin rrugën “Ardian Krasniqi” në Lagjen e muhaxherëve”.

Edhe pse Ambasada që prej disa vitesh ka rregulla strikte dhe të pandryshuara për procedurat dhe kushtet e marrjes së vizës, sa herë që e viziton atë vend, njerëzit duken të frustruar, pritjet u duken të gjata, pastaj ankthi i marrjes ose jo i vizës etj, i bën gjithnjë të dëshpëruar.

Numri i të rinjve kosovarë të cilët kërkojnë një jetë më të mirë në Zvicër vazhdon të jetë i madh. Duke mos pasur perspektivë, duke mos arritur të gjejnë një punë të përhershme, ata detyrohen të “gjuajnë” vajza me letra. Statistikat kosovare thonë se ky numër jo vetëm që nuk po zvogëlohet, por është bërë një dukuri krejt normale.

Procedurat në administratën kosovare, më të mërzitshme

Meriton Sallauka nga Prizreni po priste të hënën para Ambasadës për të marrë një termin për të aplikuar për vizë. Ai tha për albinfo.ch se sapo i kishte mbaruar procedurat e kurorëzimit në Ofiqarinë e Prizrenit me I. K., një vajzë që jeton me status të përhershëm në Delemont të Zvicrës. Meritoni, i cili nuk ka dëshirë që të fejuarës së tij t’i përmend emrin e plotë, pret që brenda një muaji të pajiset me vizë dhe beson se gjithçka do të shkojë pa probleme. Ai tregon se procedurat në administratën kosovare janë më të mërzitshme se ato të Ambasadës Zvicerane.

“Vërtetimi i dokumenteve me vula apostile, dëshmia nga gjykata që s’jam i dënuar, vërtetimi i dokumenteve të shkollës nga ana e Ministrisë së Arsimit, janë dokumentet që më kanë vonuar shumë, përndryshe besoj se këto punë i kisha kryer qysh në muajin janar”, thotë Meriton Sallauka. Ai tregon se e fejuara e tij ka qenë shumë më e përpiktë në rregullimin e dokumenteve të cilat ia ka kërkuar Ambasada në Prishtinë.

LEXO EDHE
Ky vend europian do të japë para falas për qytetarët e vet
Por cilat janë procedurat që një kosovar duhet t’i ndjekë për t’u pajisur me vizë (letra të rregullta) zvicerane?

Gjermanët kanë si kusht kursin e gjermanishtes

Nëse një i ri kosovar merr “premtimin” e një vajze me status në Zvicër, duhet së pari të lidhë martesë në Kosovë dhe me certifikatën e martesës – duke ia bashkëngjitur edhe një kërkesë me shkrim nga e fejuara, si dhe një dyzinë dokumentesh të tjera, së bashku me aplikacionin që paguhet 60 euro, dorëzohet në administratën e Ambasadës dhe brenda një muaji shqyrtimesh mund të merret viza.

Për dallim nga Ambasada gjermane e cila kandidatët kosovarë të letrave gjermane i detyron të bëjnë vijimin e kursit të detyruar gjuhësor, Ambasada e Zvicrës nuk e ka një kusht të tillë dhe kjo jep që të kuptohet se Zvicra, megjithatë, aplikon kushte më liberale për viza sesa Gjermania.

“Unë me të fejuarën time jemi lidhur me dashni, nuk ka qenë interesi i letrave ai që na ka lidhur”, thotë më tej Meritoni, i cili shton se ka pasur një punë në një dyqan tregtar në Prizren, por atë e ka braktisur që nga fundi i dhjetorit të vitit që shkoi.

Për 6 muaj, 931 kërkesa për bashkim familjar

Ambasada Zvicerane herë pas here bën publik numrin e kërkesave për vizë, për bashkim familjar dhe për viza turistike. Sipas një publikimi të vitit që shkoi, vetëm në gjashtëmujorin e parë (viti 2015) 931 kosovarë kishin kërkuar bashkim familjar në Ambasadën e Zvicrës, prej tyre 486 të kurorëzuar për letra.

Sipas një statistike që është bërë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, më shumë se gjysma e të rinjve kosovarë dëshirojnë të migrojnë në vende të BE-së.

Po ashtu edhe Divizioni për Shtetësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se rreth 4.000 kosovarë për çdo vit heqin dorë prej shtetësisë së Kosovës. Këto të dhëna tregojnë se prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës deri më tani 14 032 persona e kanë humbur shtetësinë me vetëdëshirë, ndërsa e kanë fituar atë e kanë fituar vetëm 1004 qytetarë.

Ja çfarë duhet për t`u pajisur me letrat zvicerane

Nëse një i ri kosovar merr “premtimin” e një vajze me status në Zvicër, duhet së pari të lidhë martesë në Kosovë dhe me certifikatën e martesës – duke ia bashkëngjitur edhe një kërkesë me shkrim nga e fejuara, si dhe një dyzinë dokumentesh të tjera, së bashku me aplikacionin që paguhet 60 euro, dorëzohet në administratën e Ambasadës dhe brenda një muaji shqyrtimesh mund të merret viza. Për dallim nga Ambasada gjermane e cila kandidatët kosovarë të letrave gjermane i detyron të bëjnë vijimin e kursit të detyruar gjuhësor, Ambasada e Zvicrës nuk e ka një kusht të tillë dhe kjo jep që të kuptohet se Zvicra, megjithatë, aplikon kushte më liberale për viza sesa Gjermania./albinfo.ch

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara