Lojtari i Arsenal thyen rekordin, bëhet futbollisti më i ri që debuton në Premierligë

E publikuar: 18/09/2022 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenal sot arriti fitore të rëndësishme ndaj Brentford.

Gunners fituan me rezultat 0-3 me golat e Saliba, Jesus dhe Viera, shkruan GazetaBlic Sport.

Përveç fitores Arsenal theu edhe një rekord në Premierligë.

Lojtari i tyre, Ethan Nwaneri u bë lojtari më i ri që debuton në Premierligë.

Me vetëm 15 vjet e 181 ditë, lojtari i lindur në 2007 shkruajti historinë pasi u inkuadrua në lojë në minutën e 92’të të takimit.