Lojrërat Olimpike Dimërore , një mundësi për të eliminuar dallimet përmes dialogut

E publikuar: 12/12/2021 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përgatitjet për Olimpiadën dimërore të Pekinit kanë hyrë në fazën e tyre përfundimtare, ndërsa në shumë drejtime po rezultojnë të suksesëshme provat, që dëshmojnë se kjo ngjarje e madhe sportive, do të tregojë edhe një herë mundësitë e mëdha dhe forcën e Kinës në realizime të tilla.

Gjithshka është gati në Pekin nga logjistika deri tek simbolika . Suksesi i lojërave olimpike të Pekinit varet nga performanca e shkëlqyer e atletëve dhe shkëlqimi I shpirtërave olimpik, dhe jo nga prapaskenat me ngjyrosje politike. Kur kanë mbetur edhe më pak se dy muaj nga fillimi i garave, politizimi po shkon përtej frymës së olimpizmit. SHBA, Kanadaja dhe Australia kanë deklaruar bojktotin diplomatik, dhe SHBA nuk pranoi të nënshkruajë Rezolutën e armëpushimit olimpik të paraqitur nga 173 vende.

Komiteti olimpik ndërkombëtar publikoi një deklaratë, ku thuhet që pjesmarrja e sportistëve në lojërat olimpike shkon përtej politikës. Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atlektikës, Sebastian Coe, është i mendimit që “bojkoti diplomatik” është pakuptim dhe shumë dëmtues. “Bojkoti diplomatik “ nga disa vende është në thelb një fushatë antagonizmi për të politizuar ngjarjet sportive.

Aq larg ka shkuar mënyra tendencioze dhe njëanësia sa edhe OKB u desh të shprehet për rastin. Me 2 dhjetor, Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën e “Armëpushimit Olimpik Dimëror të Pekinit” të hartuar nga Kina dhe të bashkë-sponsorizuar nga 173 shtete anëtare. Zhang-Jun, përfaqësuesi I përhershëm I Kinës në OKB, tha për mediat pas miratimit se mbështetja e gjerë për rezolutën pasqyron entusiazmin dhe besimin e komunitetit ndërkombëtar në suksesin e Lojërave Olimpike të Pekinit.

“Kina u bën thirrje të gjitha vendeve që t’I marrin Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit si një mundësi për të eleminuar dallimet përmes dialogut, për të zëvendësuar konfrontimin me bashkëpunimin, për të përmisuar mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe për të ruajtur paqen dhe zhvillimin botëror”.

Lojërat Olimpike Dimërore janë një ngjarje e madhe për atletët në mbarë botën dhe entusiaztët e sporteve dimërore, jo një skenë për manipulime politike, dhe suksesi i saj nuk përcaktohet kurrë nga fakti në se zyrtarët e një vendi të caktuar do të marrin pjesë apo jo.

Për vetë natyrën e tyre , Lojërat Olimpike, duke përfshirë ato dimërore, janë një event tejet i rëndësishëm botëror. Lojërat olimpike janë bërë më herët subjekt bojkotesh të ndryshme politike, veçanërisht gjatë Luftës së Ftohtë, kur çdo aktivitet ndërkombëtar shikohej nën lente politike.

Në princip, bojkoti ka gjithmonë përpjekjen për të delegjetimuar një palë tjetër. Në këtë rast, Uashingtoni synon që ta pasqyrojë Pekinin dhe marëdhëniet positive me të të palëve të treta si toksike. Megjithëatë, mbetet për t’u parë se sa e efektshme do të jetë strategjia e bojkotit.

Bashkimi Europian ka mbajtur qëndrim të ftohtë. Stefano Sannino, drejtuesi i shërbimit diplomatik të BE-së, u shpreh para disa ditësh se bojkotet ishin çështje për vetë vendet anëtare dhe se nuk kishte një politikë të përbashkët të Brukselit. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai zgjedh të punojë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për mbrojtjen e sportistëve në mbarë botën në vend që të përfshihet në bojkote “të parëndësishme” . Nuk duhet t’I politizojmë Olimpiadat- shpreh Macron . Ndërkohë Sekretari I Përgjithshëm I OKB-së. Antonio Guterres pranoi ftesën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit në shkurt të vitit 2022, duke e konfirmuar atë përmes zëdhënësit Stephane Dujarric.

Në Lojërat Olimpike të vitit 2008 Pekini mahniti botën, në vitin 2022 Pekini përgatitet të shkëlqejë sërish duke sjellë në një vend të vetëm kultura nga e gjithë bota në emër të sporteve. Kryeqyteti kinez bëhet qyteti i parë në histori që do të presë lojërat olimpike verore e dimërore, duke u kthyer në një vitrinë madhështore të krenarisë kombëtare të Kinës.