Lojërat Evropiane: Azerbajxhani i Aliyevit në qendër të vëmendjes

11.06.2015 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lojërat Evropiane: Azerbajxhani i Aliyevit në qendër të vëmendjes

Lojërat e para Evropiane hapen të premten në Baku të Azerbajxhanit.

Presidenti Ilham Aliyev është zhytur thellë në arkën e shtetit për të siguruar sukses. Ka shpenzuar miliarda dollarë në stadiume dhe infrastrukturë të re.

Por, aktivistët e të drejtave të njeriut kanë tërhequr vërejtjen për sjelljet autokratike të tij.

“Askush nuk duhet të mashtrohet nga shfaqja magjepsëse që po bën Azerbajxhani për të krijuar një reputacion të pastër ndërkombëtar dhe për të tërhequr biznese të huaja”, ka thënë John Dalhuisen, drejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore në organizatën Amnesty International.

Nënpresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, ka thënë se Azerbajxhani po bën përpjekje të duket mirë në sytë e publikut, por “pothuajse çdo mbrojtës i të drejtave të njeriut në vend, është në burg”.

“Sportet duhet të jenë dhe mund të jenë faktor i bashkimit, jo i ndarjes. Të gjithë qytetarët duhet të jenë në gjendje të gëzojnë ngjarje të tilla sportive. Por, kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për Lojërat në Baku. Në kundërshtim me imazhin publik që regjimi përpiqet ta paraqesë, një vend i bukur, me shumë para që merr nga eksportet e naftës dhe gazit, pothujase çdo mbrojtës i të drejtave të njeriut është në burg”, ka thënë Lunacek.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se në Azerbajxhan ndodhen rreth 100 të burgosur politikë dhe se shumë aktivistë dhe gazetarë përballen me keqtrajtime dhe ndalesa udhëtimi.

Khadija Ismayilova, gazetare hulumtuese dhe kontribuese në Radion Evropa e Lirë, ka kaluar tashmë gjashtë muaj në burg. Mbështetësit e saj thonë se ajo është arrestuar pasi ka raportuar për korrupsion të dyshuar brenda regjimit të Aliyevit.

Në një letër të hapur, Reporterët pa Kufij u kanë bërë thirrje sponsorëve të Lojërave Evropiane që të mos mbyllin sytë ndaj “shkeljes së lirisë së informacionit për hir të interesave të tyre ekonomikë”.

Reporterët pa Kufij po ashtu kanë apeluar tek autoritetet e Azerbajxhanit që të lirojnë 12 gazetarë dhe blogerë të burgosur.

Aliyev vazhdimisht mohon se regjimi i tij shkel të drejtat e njeriut.

Qeveria e tij duket se po bën gjithçka të mundur për të mbajtur fokusin në sport dhe larg të drejtave të njeriut.

Emma Hughes, aktiviste britanike e të drejtave të njeriut, ka thënë se është ndaluar të hyjë në Azerbajxhan, pasi ka arritur në Baku më 9 qershor.

Në të njëjtën ditë, Amnesty International ka thënë se Qeveria azerbajxhanase ka ndaluar delegatët e tij, duke u thënë se nuk janë të mirëpritur deri pas lojërave.

Hughes ka kritikuar shpesh shkeljet e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan, ashtu si edhe gjigantin britanik të energjisë, British Petrolium, për marrëveshjet biznesore me Qeverinë e Aliyevit.

Në Lojërat Evropiane do të marrin pjesë rreth 6,000 atletë, në mesin e tyre edhe ata nga Kosova.

Kosova është pranuar si anëtare e plotë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)